Shpejtësia e habitshme e 4 faturave të paguara brenda 48 orësh

redaktor

Brenda një dite, të enjten, 19 mars, qeveria ka paguar 2,45 miliardë lekë (mbi $22 milionë) për projekte rrugësh.

Përfituesit kryesorë janë katër kompani: Albstar me rreth $6,6 milionë, G.P.G. me rrreth $6,4 milionë, Gjoka me rreth $5,5 milionë, dhe Agbes Construction me rreth $2,8 milionë.

Ndërsa pagesa për Gjokën (në foto me Ramën dhe Gjiknurin) është pagesë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, pagesat për kompanitë e tjera nga të dhënat e thesarit nuk detajohen se për çfarë punimesh janë bërë.

Kujtoni, se Rruga e Arbrit është ndërtim me koncesion, pra investimi bëhet me fondet e kompanisë dhe qeveria duhet të paguajë më pas.

Të dhënat e Open Data Albania dëshmojnë se të gjitha pagesat janë bërë me shpejtësi të paprecedentë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës—të gjitha faturat janë paguar në më pak se 48 orë nga paraqitja.

Në mënyrë të pazakontë, të gjitha faturat janë regjistruar të gjitha në një ditë të vetme, më 17 mars dhe janë paguar të gjitha brenda një dite të vetme, më 19 mars – raporton Exit.

Në mënyrë domethënëse, pagesat janë bërë po ditën që Kryeministri Rama njoftoi se qeveria kishte caktuar vetëm rreth 56 milionë dollarë (6,5 miliardë lekë) mbështetje për të gjithë biznesin e vogël në Shqipëri për një periudhë tre mujore—mbi 125 mijë sipërmarrje të vogla—përfshi pagesat e rrogës për rreth 80-100 mijë punonjës të tyre që kanë ndërprerë punën.

Këto pagesa me shpejtësi të habitshme për 4 kompani janë bërë në një kohë që qindra mijëra familje dhe i gjithë biznesi i vogël që është motorii i punësimit dhe burimi kryesor i mirëqenies për vendin janë në krizë.

Këto veprime të bëjnë të mendosh se kompanive mund t’u jetë kërkuar të paraqisin faturat për t’i paguar sa më parë, pasi mund të pritet ndonjë bllokim i mundshëm të fondeve për projektet e infrastrukturës, për shkak të krizës së koronavirusit

 

e.k. / dita

Share This Article
9 Comments
    • O K*r, jeta vazhdon. Dita, si gazete e ka gjetur llogoren e saj, eshte rreshtuar ne opozite, jo me Salen dhe Lulin, as me ballistet, por me portale she shkrime antiqeveritare.
      Mjafton qe shkrimi te gjelle neveri kundraqeveritare she Dita do e botoje.
      Po te jesh naiv dhe mos te kuptosh se si behet qeverisja e nje shruti, mjafton nje shkrim I tiller qe te te sjelle zorret e barkut ne fyt.
      Jepi Dita, vazhdo keshtu, mos harro dhe “delfinet” e tu, Bedriun dhe Fatosin.

  • Ne kete date ,pra 17 mars ,(cfare koncidence ) Kryeministri Austriak ,doli para televizorit dhe tha : Nga fondet e vjetshme te suficitit , do hapin thesin ne keto momente te veshtira te Korona virusit 19 , e qe eshte e barabarte tragjikisht tamam si me luften e dyte boterore . Kemi akorduar 38 Miliard euro .Do pagojme rrogat e te gjitheve punonjesve e tregetareve e firmave private ,vetem ju lutem ,te mbylleni neper shtepia per parandalimin e virusit. .E mos harojme se roga mesatare ne Austri eshte 2500 deri ne 3000 Euro ne muaj .

    Kurse ky Rama ,tamam si ne 2008 bashke me Sali larqoftin , me shpejtesi rrufe vrapoi ,naten pa hene ,bene per interesat e tyre te perbashketa , kodin zgjedhor simbas kokrres se qejfit te tyre , ne dem te demokracise interessave te popullit ,dhe nje gje tjeter , me fal se harova , u vrane, u sharuan ne bulevard 4 bire nenash ,prinder qe lane femite jetimer ,per vidion me ze e figure ,dhe ky Rama fet e fet hengri ngjalen ne Gjirin e Lalzit ,qe eshte ndertuar ne toke te vjedhur .beri koalicion me Meten ,. I ktheu bythet 4 te reneve te pa fajshem me duar ne xhepa , , e prej gjakut te tyre , qyl e pa u lodhur ,vuri bythet per ti ngrohur ne karigen e ngrohte te kryeministrit , por nuk mbaron me kaq ,por na i rrasi Meten president , kondra interesave dhe deshirave te popullit , dhe ju o te mjere kokpalare komentues ,mereni me PPPT e kurrupsionit ,jeni shume larg ??. E meritoni Skenderbeun ,shkoni dhe e votoni prap , zotin tja u luaje , tju rrjepi dhe skalpin ,sidomos ne keto kohera te veshtira te korona 19. Dhe ci dhjet mender me mut ,ne keto kohe shume te veshtire ,qe me te drejte jemi ne karantine ,e nuk mendon qe femijet tane , nuk kane edhe buke thate smundet si te mbijetojne . Dhe ky shikon interesat e veta te korrupsionit ,diten per diell. I lumte magja .me brutale te jete me ju ,qe i jepni votat , i drejtohem dhe atyre mjeraneve qe genjehen per nje these miell.
    Por ctaksirat kemi ne te tjeret .????

    • Po ti o i uruar krahason Austrine me ne?! Austria eshte vendi me i mire i Evropes. Sidomos shqipot spiune i do shume.

  • o i duhen para dobiçit prandaj paguan këta!!
    shumic shkon në xhepin e tij!!
    nuk e di përse thonë “ndiuhmon oligarkët”??

  • Dita
    Nuk ka asgje per tu bere lajm.
    ARRSH, qe nga 1 janari e deri me date 17 mars, nuk ka paguar asnje fature te kontraktorve.
    Pagesat jane per pune te kryer qe nga viti 2019, e te pa paguara per mungese buxheti e per celjen e buxhetit te vitit 2020, me shume vonese.
    Firmat ndertuese, me keto para , do te paguajne pagat e prapambetura te punonjesve te vet , e detyrimet kundrejt klienteve.
    “Shkrimtari” i ketij shkrimi as qe e ka idene si funksionon bisnesi i ndertimit, e planifikimi e zbatimi i buxhetit.
    Firmat ndertuese nuk prodhojne vete cimento, hekur, karburant, makineri etj etj, por i blejne . Prandaj klientet duhen paguar.

  • Shpresoj qe ky Koronavirusi te zere gjithe politikanet tane bq, Ramen te parin,se ai vuan dhe nga azma dhe malli nuk i ben derman me. Te shporren bq se jane bere te padurrueshem, do ngrihen njerezit e do ti hane te gjalle, nuk e kane te gjate.

  • Hahaahhaaa. Ju delet e bindura merruni me viruse virtuale, nderkohe qe peshkaqenet zbrazin Bankat dhe shijojne parate tuaja. Ende nuk e keni kuptuar qe po ju tallin e burgosin per rrezike virtuale te shpikura me merak, qe tu mbajne te frikesuar dhe te gozhduar. Vazhdoni hani bar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *