Qeveria 4 miliardë lekë obligacione 7 vjeçare

anazapta

Kjo javë do të shënojë rekord përsa i përket shitjes së borxhit nga Banka e Shqipërisë për llogari të Ministrisë së Financave, duke e çuar në total 27 miliardë lekë shumën e ofruar për shitje në bono thesari e obligacioneve, shuma më e lartë që nga fillimi i vitit. Përveç ankandit të bonove të thesarit dhe obligacioneve 5 vjeçare që do të zhvillohen të martën, me një shumë prej 23 miliardë lekësh në total, financat kanë njoftuar për një tjetër ankand që do të mbahet të enjten, ku do të shiten 2.5 miliardë lekë obligacione fikse 7 vjeçare me kupon indikativ 7.25% dhe 1.5 miliardë lekë obligacione variable po 7 vjeçare. Vetëm pak ditë më parë, agjencia vlerësuese Standard & Poor’s Ratings Services uli renditjen për borxhin kombëtar në monedhë të huaj dhe vendase për Shqipërinë në B nga B+, duke cituar rritjen domethënëse të papritur të barrës së përgjithshme të borxhit qeveritar. Agjencia paralajmëroi për një rritje të mundshme të kostos së borxhit të qeverisë, duke theksuar se megithëse maturiteti mesatar i borxhit është rritur, ai mbetet i shkurtër deri në 510 ditë (nga 386 në fund të 2012). “Si rrjedhojë, ne e shohim rrezikun e pagesës (rollover) të lartë dhe presim që oreksi i mëtejshëm për letra me vlerë të qeverisë në çmime të qëndrueshme do të ishte i kufizuar pa asistencë financiare nga një organizatë ndërkombëtare”, tha agjencia.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *