Qeveria anulon projektin koncensionar në bregdet

redaktor

Qeveria ‘Rama’ vendosi të anullojë projektet koncensionare të miratuara nga Qeveria e mëparshme në bregdetin jugor të vendit.

Kështu Këshilli i Ministrave vendosi shfuqizimin e projektit koncesionar i parashikuar të zbatohej në zonat bregdetare plazh Dhërmi dhe plazh Perivoll.

Ky vendim konsiderohet si një hap i rëndësishëm i iniciativës qeveritare e cila do të thellohet dhe do të vazhdojë më tej me marrjen e masave te mëtejshme të karakterit legjislativ, duke synuar kthimin e plazhit dhe të brezit bregdetar për përdorim në interes të publikut.

Këshilli i Ministrave, në përmbushje të prioriteteve për kthimin e Shqipërisë në një destinacion atraktiv turistik dhe rehabilitimin mjedisor në zona me rëndësi kombëtare, kryesisht në bregdet, po ndërmerr ndërhyrjet e nevojshme legjislative, të cilat vlerësohen emergjente për çlirimin e këtyre zonave nga ndërtimet dhe ndërhyrjet e paligjshme, në dëm të interesave të qytetarëve.

Share This Article
5 Comments
  • Shume mire por duhet ecur me shpejt…..Merjuani fevzive,Frangajve,Fazlliceve gjithcka qe ka faluri nemuri…..

  • Po grabitjet qe jane bere ne Kalane e Tures dhe Plazhin e Gjeneralit me gjoja Porte jahtesh e rezorte do ti lesh o zoti K/minister?Ne te gjitha keto koncesione ke brenda Giten dhe Zenin.

  • Qeveria Rama qe mori votat e popullit duhet te beje mire dhe shpejt ato Pune qe fuqizojne shtetin dhe ne qofte se nuk e ben ai do ta tregoje veten qe eshte me ndyresire se saliu qe une kure nuk e besoj,po pyes ndertimin qe ka bere ne det koco kokdhima do ja prishi? Ne qofte se Jo na mori dreqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *