Qeveria bëhet gati për një borxh të ri 725 milionë dollarë

J L

Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një projekt për të cilin kërkon një financim në vlerën 725 milionë dollarë.

Kjo është shuma më e madhe që vendi ynë kërkon pranë një institucioni financiar ndërkombëtar vitet e fundit.

Institucioni që ka paraqitur projektin është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Data më e afërt e mbledhjes së bordit të Bankës vlerësohet 9 marsi 2020.

Kërkesa për borxhin e ri përshkruhet si nevojë e Shqipërisë për “të përmirësuar aksesin në dhënien e shërbimit dhe qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve”.

Kërkesa pason dokumentin e strategjisë qeveritare 2020-2030 ku thuhet se vendi “ka nevojë për investime të mëdha në sektor që kapin vlerën 1.5 miliard euro”.

Në të njëjtin dokument qeveria parashikon rritje të tarifave të ujit edhe me 75 për qind për të përballuar zbatimin e strategjisë.

Kjo rritje sipas qeverisë është e përballueshme nga shqiptarët.

“Strategjia Kombëtare e Sektorit UK përfshin gjithashtu përmirësime në vendosjen e tarifave në përputhje me parimet e mëposhtme:  Nivelin e mbulimit të kostove nga tarifat; tarifa që bazohen në kosto; politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku thuhet se tarifat duhet të jenë të përballueshme duke pasur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta” , – thuhet në dokumentin e qeverisë, publikuar nga revista ekonomike Monitor.

 

j.l. / dita

Share This Article
20 Comments
  • Po cfare u be me ate kerkesen e 500 milion eurove para dy vjetesh? Sikur u pranua, me duket! Nese po, ku iken 500 milion euro? Mire me 200 milion u paguan interesat, dhe me 100 milion u paguan specialistet e huaj ne Shqiperi, po mbeten dhe 200 milion, qe duhet te justifikohen!

    • 500 meleon te eurobondit para dy vitesh shkuan per edvinin 20% per miqte oligarke te edvinit 60% dhe therrimet jane shperndare klienteve sekondare qe perseri kolliten per edvnin dhe njerezit e edvinit. Mjafton te jepet info per cfare eshte perdorur gjithe ai borxh dhe del se ku kane perfunduar meleonat Shtate vite ne qeverisje edvini nuk ka bere nje km rruge asnje ujesjelles te ri asnje spital te ri vetem disa shkolla edhe ato gjysmat e fondeve u vodhen nga lali me shoke

      • Lali
        gabimi i inorancës së theksuar shqiptare është kjo shprehje idiote”per miqte oligarke te edvinit 60% “!
        edvini tënd ose dobiçi tim,nuk ka asnjë shok!!
        vërtetë ato para shkojnë tek ulaj e fusha,por nuk ndalojnë aty!!
        ato përfundojnë tek “shkuan per edvinin 20%”jo që ti e quan përqindje legale!!pra në fund kjo 20% nuk është aq por është shumë më tepër!!
        edhe njëherë!
        EDVIN RAMA NUK KA MIQ E SHOKË!nguliteni në kokë dhe kujtoni fare mirë se me kë keni të bëni!!
        ai nuk njeh as familje e as fëmijë!!
        mik, shok, familje e gjithçka grrumbullohen në atë sociopat 2m të lartë!!
        lexoni librin e nexhmijes,nëse nu k doni ta bleni dhe ti jepni ndonjë lek mortjes së zezë,lexojini përmbledhet e idiotit xhot shehu,dhe do të kuptoni edhe se kush është ky sociopat i rradhës që po sundon shqiptarët!!
        mësoni nga e kaluara,ajo është si materia”TRANSFORMOHET, POR NUK ZHDUKET”!!

    • He me te lumte!
      Ja filluan te rrisin cmimet keta!
      Prit energjia kur te rritet tani, e me rradhe cdo gje qe blejme nga letra e bythes deri tek ushqimet!
      Dhe nga ana tjeter te degjosh propaganden e ketyre vuuu rritja ekonomike, kendej na rrisin cmimin e ujit!

  • Qeverria bravo ,
    bravo kta po punojne
    ne cdo drejtim ,
    jo si kriminelt pd lsi
    qi nxoren fundin shqipnis

    si i moren ne Gjermani Miljardin sali berisha ,
    e ndau me muten bashen dhe gjithe ministrat e tij lol.

    kush do t’i ndalonte ose kontrollote ?

    Ja ku i keni VILAT E BASH PORDHES HOLLANDEZE

    dhe presidentit muta me lalz

    o ndje kush nga qeverria apo Prokuroria ti bej hesapin

    bandes pd lsi se nga i gjeten kto Miljona qe ndertun Vilat ?

    joooooooooooo
    SPAK eshte Gracka e Radhes per shqiptaret naiv

  • Genjeni kjo nuk edhte thene: chudi, ky borxh vetem per te pire uje dhe per te hapur kanale per prurje uji dhe largim ujerash.

  • Po ti pyesesh qeveritaret tane do thone nuk eshte borxh por vetem nje “detyrim afatgjate”. Sikur ne 2024 “lal fiku” do e bente Tiranen me 24 ore uje per kete e rriti dhe m3 e ujit , atehere pyes veten ku do shkojne gjitha keto para se Tiranen na e zgjidhi “lal fiku” dhe Tirana nuk eshte pak por eshte 1/3 e popullsise ne Shqiperi? Ishalla Banka Boterore nuk i jep kete fond se duhet ti paguajme ne taksapaguesit dhe paret do te shkojne ne lluksin e ketyre plehrave qe qeverisin vendin dhe qe do qeverisin ne te ardhmen, dhe perseri nuk do kemi uje.

  • Titulli!!!!!
    “”Qeveria bëhet gati për një borxh të ri 725 milionë dollarë.””
    Ka nxjerre dhembet dhe nji pash gjuhen jasht duke e rrotulluar me lepirje musteqeve dhe mjekrres se Piktorit per nji shqiperi te lumtur …………. ne borxhe!
    Rrofte kapitalizmi “demokratik” Shqiptare.

  • Borxh tjeter se nuk kenaqet populli me kaq sa po paguan.
    E ka gjetur formulen Ramuti dhe Ahmuti.
    E shpune kete popull ne varr, me tavanet mbi koke, dhe ky popull dhe vdekjen e pranoi, vetem qeveritaret te vjedhin sa me shume.
    Nuk ka cben me Ramuti.
    Si te bej u thote shqipove, taksat jua shtova, pronat publike jua vodha, bera kulla, bera sheshe betoni dhe shkaterrova parqe, bera rruge te pabera dhe vodha qindra miliona, jua ve traun sa here qe me do..te rruget e paguara..
    Pasurite komberare jua kam falur krimineleve
    Po jua vjedh parate studenteve dhe paguaj privatet, po u vjedh rrogen punonjesve per sindikatat.
    Po ju vjedh me sterilizimin.
    Ju lashe ne dore te termetit dhe late dhe koken aty..
    Dhe ju prape nuk merrni vesh. Prape me lini qe te vjedh.
    Po.me detyroni, nuk kam c”bej. Po jua fus dhe nje 750 milione tjeter sa krahu..vete e kerkoni

  • E kuptoni qe nuk na pranon njeri ne europe keshtu sic jemi,

    duhet te civilizohemi edhe me nja 4-5 miliard euro kredi te tjera

  • Dil ore ‘FTERI’ e hidhi ketu ato carcafet e tu “Shqiperia ka 3.000.000 banore” se ke rastin te ky sihariqi i rradhes i kaqolit Rama me kete lakun 725 milion Dollare ne qafe te shqiptareve.

  • Kane 30 vjet bashibozuket e ketij vendi qe vetem marrin borxhe dhe vetem fryhen xhepat e tyre..Eshte shume e thjeshte.Arrestoni dhe filloni sekuestrimin e parave te vjedhura se sarajet duken sheshit dhe besoj nuk lind nevoja per borxh.

  • Ramuti genjen ,kjo shume e madhe nuk eshte per ujin e kanalizimet ,por ja ka mbledhur gjykata e STRASBOURGUT ,per ceshtjen e pronave .Jane qindra dosje ,vendime te pronareve kondra shtetit anti prone ,anti investim te pjerdhur neokomunist shqiptar pa dale, sot e mbi 15 vite dhe i kane dhene ultimatum ,prandaj u cua dhe foli Min Balluku per shpronesimet te bej ky neokomunisti anti prone .Por ky trap nuk e kupton dhe ti veri gishtin kokes, se do e flakurojme me ceremoni ne hale te gomereve ,dhe ta mari vesh ky i pa pergjegjshem ,CFAJE KEMI NE QE NUK KEMI SHKELUR LIGJIN ;SKEMI MARE AS EDH NJE MILIMETE 2 TRUALL ,nuk kemi shkelur Kushtetuten, e te pagojma me shekuj ,brez pas brezi me taksat tona per shpronesimet ,apo do i burojne ketij te pa pergjegjshmit nga catia e KOMITETIT QENDROR TE PPSH keto PARA :Shteti shqiptar eshte drejte falimentimit pa kushte .

    Ne kete faqe me poshte e kini dhe e lexoni Min Balluku ,per shpronesimet qe komenton si e jema e zeqos ne maje te thanes.???

  • Shqiptaret duhet t’i drejtohen po ketyre institucioneve me ju thane: populli nuk do ktheje paret e kesaj huaje qe behet vetem me mbush xhepat e oligarkeve e miqeve te Rames! Kush do me reziku le t’ia jep kete borxh, po nuk do e ktheje populli! E sidomos jo duke paguar ujin sa s’ban!
    Mjaft me!

  • Llapni kot se asgje nuk beni dot kunder vjedhjeve qe ben shteti dhe te gjitha keto borxhe do i paguajme ne nepermjet rritjes se taksave.2 dit bertasim e ulerijme ne kur ngrihen taksat pastaj prej frikes se burgut fillojme i paguajmeedhe se nderpriten dritat,edhe pse uji nuk eshte i pijshem por vjen si uje wc-je ose ndoshta nuk vjen fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *