Qeveria belge miraton të drejtën e votës që në moshën 16-vjeçare

Ornela

Parlamenti belg ka miratuar, një projektligj që parashikon të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme evropiane të 2024-ës nga mosha 16-vjeçare dhe do të prekë rreth 270 mijë të rinj që jetojnë në Belgjikë.

Ndryshe nga të rriturit që detyrohen të votojnë, ky është një opsion që u ofrohet të rinjve. Çdo i ri që dëshiron të votojë në zgjedhjet e ardhshme evropiane duhet të regjistrohet në regjistrin e zgjedhësve dhe, pasi të regjistrohet, do t’i nënshtrohet detyrimit të votës.

Austria (16 vjeç), Malta (16 vjeç) dhe Greqia (17 vjeç) kanë dhënë aktualisht të drejtën e votës për të rinjtë nën 18 vjeç në zgjedhjet evropiane.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Idjotizem i politikaneve te pa skrupull . te cilen kryeidjoti yne , bajraktari serb i Vicidolit e ka hedhur si ide shume vite me pare . Ne thelb , e drejta per te votuar duhet te jete pjese e pa ndare e se drejtes per te kandiduar . Pra , qe Belgjika te vere ne krye nje adoleshent 16 vjecar gay per te perballuar sfidat e shek . XXI . . . ! ! !
    E gjitha kjo behet se ajo moshe manipulohet shume lehte. Ky eshte perceptimi edhe i kellires qe kemi akoma president !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *