Gjergj Erebara
Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e një grupi pune të drejtuar nga Bashkia Tiranë për të përgatitur dhënien me koncesion të idesë së ndërtimit të një korpusi të ri për Universitetin e Tiranës, por në këtë grup pune, universitetet nuk do të jenë pjesë.
Qeveria ka miratuar në nëntor të vitit të kaluar vendimin “për përcaktimin e autoritetit kontraktor” për tre projekte, kampusi i ri i Universitetit të Tiranës, godina e Universitetit të Arteve si dhe një ndërtesë e re e titulluar “korpusi i policisë së shtetit” që sugjerohet se do të jetë një seli e re për policinë.
Vendimi i nëntorit të kaluar në fakt është publikuar në Fletoren Zyrtare më 28 Janar 2020 dhe nuk është publikuar nga Këshilli i Ministrave në njoftimin për mbledhjen e asaj date.
Vendimi mban firmën e zëvendëskryeministrit Erjon Braçe.
Autoriteti kontraktor, sipas vendimit do të përbëhet nga pesë përfaqësues të Bashkisë Tiranë, 2 nga ATRAKO, një anëtar nga Ministria e Arsimit dhe një nga Ministria e Brendshme.
Universiteti i Tiranës, i cili supozohet se do të marrë zyra të reja në këtë korpus, i cili do të paguhet pjesërisht nga tarifat e studentëve, nuk do të ketë përfaqësues në grupin e koncesionit, por vendimi thotë se Universiteti mund të jetë në rolin e asistentit.
“Komisioni […] për marrjen e opinioneve dhe të ekspertizave të nevojshme, asistohet nga përfaqësues të Universitetit të Tiranës, të Universitetit të Arteve të Tiranës dhe të Ministrisë së Brendshme,” thuhet në vendim.
j.l./ dita

vertet te thuash,
opo qija jeten.
Po ti turku i felliqur , nuk gjen dot fjalor tjeter , po perdor fjalor qenefi ? Yyyy zagar i felliqur .
Kane para studentet. Ato protestat e vjetshme duket se ja shtuan oreksin kerministrit. Keshtu qe i shtriu tentakulat e tipi ” Erjon”. Nje Brace dhe nhe Veli.
Tentakulem Ahmet e ka per termetin dhe tentakulen Gjiknur per Rruget.
Studente, flini te qete. Protestat tuaja vajten aty ku duhet..
Ne te s’ emes.., sc e tha ajo amorja nga Roma
“Kerministrit “ 🙂 e bukur kjo
Po sigurisht qe me konçesion do te jepet . Sipas jush , mendjendriturit e Dites , do te marrin çekanet e mistrite , ministrat e qeverise me ne krye Ramen dhe do te ndertojne korpusin universitar ?!
Pse Bashkim Ulaj merr gje varene te ndertoje Unazen?
Nje fakt ti dhiare e Dule Ramutit ne Tirane, ministrat e qeverise me ne krye Kerministrin duhen detyruar te marrin mistrite dhe cekanet, meqe kane qef te ndertojne, ashtu. “kot”. Si i thone fjales tani, ” me propozim nga jashte”.
Te ndertojne ata e te na lene rehat xhepin se na e kane rrjepur me gjithe te brendshme
.
MERITONI TE GJITHA TE SHARAT ,JU RRACA E NDYRE EPOLITIKANEVE.E kam me politikanet egjoja PS qe vetem emajte nuk eshte.Nuk mbaj mend qe ne programinelektoral tePS te kete pasur pallate 100 kateshe ,PPP,lulishte me kate qe do te rikonstruktohen cdo dy vjet ,ose parqe lodrash qe cduken fare si ai i 7xhuxhave.Kush do te jete aiqe do te me jape adresen eketij dreq programi qe te mos flasim si gjithmone ne shqipot ne hava. A mos valle nuk gjendet gjekundi .Me ndihmoni.!!!….
Votoni , votoni prape per keto horra!