Dosja Skajola: Berisha tentoi të pastronte miliarda euro të mafies në “energjinë nga era”

anazapta

Cosa Nostra dhe Ndrageta kishin hesape me qeverinë Berisha, ishin bërë gati të “investonin” miliarda euro në energjinë e rinovueshme, në energjinë e prodhuar nga era. Skema përfaqësonte dy anë të medaljes. E para ishte spekulimi financiar dhe thithja e fondeve të BE-së dhe qeverisë italiane për ndërtimin e impianteve të energjisë së rinovueshme në vendet e mesdheut nga kompani italiane.

Së dyti, kompanitë italiane nëpërmjet lidhjeve politike siguronin projektet por nëpërmjet lidhjeve me organizatat mafioze siguronin dhe një skemë të gatshme për pastrimin e miliardave. E gjithë fabula e mësipërme ka dalë në pah nga hetimet e prokurorisë italiane. Fillimisht një deputet i Berluskonit, Amedeo Macatena u arrestua në Shtatorin e vitit të kaluar. Dy javë më parë u arrestua ish-ministri i Ekonomisë së Berluskonit,  Klaudio Scajola, pasi u zbulua se ndër të tjera e kishte ndihmuar deputetin Macatena të arratisej në Dubai duke e shpëtuar nga burgu. Por duket se tek përgjimet e bëra ndaj Macatenës, këtij deputeti berluskonist, gjenden dhe fijet që lidhin organizatat mafioze italiane, rangjet ministrore italiane, fondet e miliardave të BE-së , miliardat për tu pastruar të mafies dhe…Shqipërinë.

 

Gruaja mban kontaktet

Faksimile e raportimit të Këshillit të Ministrave në vitin 2010 për takimin Berisha-Skajola
Faksimile e raportimit të Këshillit të Ministrave në vitin 2010 për takimin Berisha-Skajola

Nga hetimet rezulton se që para 4 vitesh në Romën e Italisë bluheshin plane investimesh e pastrime marramendëse të miliarda eurove të mafias në ekonominë shqiptare, me “bekimin” e qeverisë Berisha. Një projekt për të investuar në Shqipëri miliardat e drogës, femrave, armëve apo gjobave të mafies italiane në ndërtimin e disa hidrocentraleve me kredi nga bankat e huaja, thuajse u konkretizua më 9 shtator 2013, pikërisht në momentet e fundit para dorëzimit të pushtetit. Garante kishte hyrë vetë gruaja e ish-deputetit të lidhur me mafian, Chiara Rizzo, sepse ajo kishte një “kushëri” në Shqipëri. Diçka shkoi keq dhe miliardat ndryshuan destinacion. Faktet, dëshmitë dhe rrëfimet e protagonistëve, janë botuar këto ditë në mediet italiane si “La Repubblica”, “Il Giornale”, etj.

Si pasojë e hetimit zyrtar që antimafia italiane e ka koduar “Breakfast” (Mëngjesi), ku deri më tani është arrestuar ish-ministri italian i Ekonomisë në qeverinë Berluskoni e disa zyrtarë të lartë, teksa është në kërkim ish-deputeti i “Forca Italia”, partia e ish-kryeministrit italian, Amedeo Macatena. Shqipëria ishte piketuar nga “çakajtë” që do të përlanin secili copën e vete, ku lukunisë mesa duket i ishte shtuar çdokush me pushtet mafioz apo politik, i përzier me interesa të ngushta mediatike. Disa pronarë mediash rezultojnë në listat e hetimeve të Antimafies, si të implikuar në biseda ku fokusi mbetet energjia e erës në Shqipëri.

 

Takimi që i hapi rrugë paktit

Më 11 shkurt 2010, Berisha, ndodhej për një vizitë zyrtare në Itali dhe zhvilloi një takim të veçantë me ministrin italian të Ekonomisë, Claudio Scajola, në Pallatin e Prefekturës së Veronës, në prani edhe të ish-ministrit shqiptar të Ekonomisë, Dritan Prifti. Në njoftimin zyrtar u tha se “Në këtë takim u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë. Nga ana e tij, ministri italian Scajola ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e Shqipërisë si partnere e rëndësishme e Italisë në zhvillimin e burimeve të prodhimit të energjisë së rinovueshme.”. Mirëpo, mesa duket diçka pati mbetur pezull. Antimafia italiane kishte nisur të hetonte Macatenën, deputetin e Berluskonit, për një aferë afër në zonë, në Selanik të Greqisë. Macatena akuzohet si politikani që përfaqësonte interesat e mafies italiane Ndrageta në investime serioze apo edhe në rekrutimin për kandidime për në Parlamentin Europian. Një bankë greke  i kishte dhënë një hua 3.5 milionë dollarë shoqërisë  “Amadeus” spa, pronari i së cilës  ishte vetë deputeti. Ai dha dorëheqjen, pasi mësoi se po hetohej nga Antimafia për pastrim parash, por syrin e kishte tjetërkund. Te parajsa ujore, energjia e pastër e shqiptarëve. Krahu i tij i djathtë, ministri Scajola takohej me Berishën, teksa ky i fundit theksoi se do mbështeste pa kushte këto investime italiane në energjinë e rinovueshme. Marsin e po atij viti(2010), kur diskutimet e palës italiane për investimet në Shqipëri ishin bërë frazë kyçe për Europën, një zë zyrtar nga Brukseli parashikonte se pas këtyre investimeve nga Shqipëria do të importoheshin 3 miliardë kilovat orë energji elektrike e rinovueshme në vit, nga 6 projekte të miratuara të centraleve.

 

Në foto: 1. Ish-ministri italian i Ekonomisë, Claudio Scajola 2. Sali Berisha dhe Silvio Berluskoni 3. Bashkëshortja e deputetit Macatena, Chiara Rizzo 4. Deputeti në arrati Amadeo Macatena
Në foto: 1. Ish-ministri italian i Ekonomisë, Claudio Scajola
2. Sali Berisha dhe Silvio Berluskoni
3. Bashkëshortja e deputetit Macatena, Chiara Rizzo
4. Deputeti në arrati Amadeo Macatena

 

Tirana, përgjimet, qeveria e re, tentakulat

 Fashikujt e dosjes italiane që ka çuar në pranga deri dhe deputetë dhe ministra, sa i takon pjesës që lidhin aferën me Shqipërinë nuk janë bërë plotësisht të ditura. Deri më tani mediet italiane kanë publikuar disa përgjime nga kjo dosje. Bëhet fjalë për gruan e deputetit berluskonist të arratisur, Amedeo Macatena, e cila në Shtatorin e vitit 2013, ndërsa ishte duke u realizuar rotacioni politik në Tiranë, komunikonte me një rrjet avokatësh në Itali dhe në Tiranë, të gjithë italianë dhe diskutonin “se si do i shkonte halli projektit”.  Në përgjimet e gruas së deputetit të arratisur me një avokat italian që jeton në Tiranë, rezulton se zonja është interesuar në telefon duke i shprehur shqetësim për ndërrimin e qeverive në Tiranë, duke diskutuar më pas në detaje se si mund të kryheshin lëvizjet e radhës nga ana e tyre për të bërë që projekti të finalizohej. Zonja, në të gjitha bisedat e regjistruara fliste për një “kushëri shqiptar në Tiranë”, një emër i koduar që nënkuptonte një person me rëndësi në Tiranë që kishte ofruar mbështetje për planin e italianëve.  Ende nuk është bërë e ditur se për cilin projekt bëhet fjalë, për cilin impiant që pritet të ndërtohet në vendin tonë. Por e sigurt është se në Shqipëri ka pasur disa dhjetëra projekte me të lidhura në fije italiane për ndërtimin e impianteve të energjisë së rinovueshme, të cilat, për shkak të problematikës teknike por edhe për shkak të lojës spekuluese me fondet, kanë mbetur të gjitha vetëm në letër.  Në ditët në vijim pritet të mësohet se deri në ç’masë kanë implikuar Shqipërinë zyrtarët e arrestuar në Itali, por e sigurt është që në Tiranë këta zyrtarë italianë kishin gati rrjetin e tyre të bashkëpunëtorëve, kryesisht avokatë, që bënin koordinimin. Historia e fondeve për energjinë e rinovueshme, por jo vetëm, që thithen nga buxheti i BE-së për tu kanalizuar dhe spekuluar më pas nëpërmjet Shqipërisë ka vite që funksionon dhe që është vënë në veprim nga ‘arkitektët italianë në Romë’. Spekulimi, projektet fantazmë, pastrimi i parave, thithja dhe deformimi i destinacionit të miliardave të marra nga BE-ja, janë disa nga skemat e preferuara që aplikohen në Shqipëri nga një sërë aktorësh  italianë të biznesit të cilët janë të atashuar në vendin tonë prej vitesh.

 

Prokuroria: Kemi marrë sinjale nga pala italiane por…

 DITA u interesua dje pranë Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me këto hetime të nisura q para 4 vitesh nga Antimafia Italiane, ndërsa organi i akuzës konfirmoi se gjatë disa kontakteve me palën italiane, nga këta të fundit ishte lënë porosi me gojë që të kiheshin parasysh të gjitha lëvizjet apo projektet e mëdha të investimeve, sidomos në energjinë e rinovueshme dhe sidomos nëse në lojë ishte Scajola apo Macatena, sepse të dy hetoheshin ndërkohë. Ndërkaq, sipas të njëjtave burime, prej Antimafies Italiane nuk kishte mbërritur ndonjë letër-porosi për të zhvilluar hetime në Shqipëri, për shkak se planet e personave nën hetim ishin ende projekte të pa miratuara. Nga burime jozyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme u mësua nga gazeta “Dita” se në takimin e djeshëm mes prokurorëve në Tiranë, diçka u tha jo-formalisht mes ekspertëve të akuzës edhe në lidhje me këtë çështje. Nga ana tjetër, pas një shfletimi të njoftimeve zyrtare apo mediatike të kohës, shihet se që në vitin 2009 kishin nisur planifikimet e këtyre investimeve. Siç njoftonte media asokohe, Ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, marsin e 2009-ës, ka nënshkruar me ministrin italian të Zhvillimit Ekonomik, Claudio Scajola, marrëveshjen për integrimin e sistemeve elektrike dhe të gazit natyror. Aty përmendej ndërtimi i një linje interkonjeksioni prej 500 MV, realizimi në Shqipëri i një linje interkonjeksioni ndërmjet rrjetit shqiptar dhe rrjetit italian, një central elektrik të ushqyer me gaz natyror, etj. Më tej, në 2010-ën u përfol që do të ndërtohej Parku i Erës në zonën e Vlorës dhe Centrali me Biomasë në Lezhë.

 

Bosët e Cosa Nostra dhe Ndrageta në lojën e energjisë së rinovueshme

Kreu i organizatës Cosa Nostra quhet Matteo Messina Denaro është shpallur në kërkim që në vitin 1993, ai dyshohet se luan shumë fort në skemën spekulative të ndërtimit të centraleve me energji të rinovueshme. Vitin e kaluar në Itali, Ivan Lo Bello, nënkryetari i shoqatës “Confindustria” të Italisë deklaroi se “Matteo Messina Denaro qëndron prapa shumë biznesmenëve që konsiderohen si të pastër dhe të padyshuar dhe që në fakt përkujdesen për asetet e bosit real të ‘Cosa Nostra’-s,”. Grupimet kriminale të Italisë së Jugut, “Cosa Nostra”, “Ndrangheta”, dhe “Camorra”, vlerësohet se kanë të ardhura vjetore prej 116 miliardë eurosh. Kjo është një shifër më e lartë se sa të ardhurat e kompanisë më të madhe të Italisë, gjigantit të energjisë ENI. Gjatë pesë viteve të fundit ka pasur më shumë se 125 arrestime dhe hetime mbi lidhjet e mafies me sektorin e energjisë së rinovueshme. Ky sektor merr shumë subvencionime nga qeveritë, të cilat synojnë në këtë mënyrë të zhvillojnë burime alternative energjie. Claudio Scajola, ish-ministër akuzohet se ka favorizuar për arratisje ish-parlamentarin Macatena.

 

* * *

Energjia e erës, vetëm letra dhe projekte….deri tani

Çfarë ka ndodhur me disa projekte të miratuara nga qeveria Berisha për ndërtimin e centraleve të energjisë të rinovueshme. Pse ekspertët janë skeptikë për funksionomin e këtyre centraleve dhe çfarë interesi ka Italia që i kërkon…

Të reklamuara me bujë si investime që do të zgjidhin krizën energjetike të Shqipërisë dhe do të integrojnë rrjetin shqiptar me atë italian, investimet në energjinë eolike nuk është se po ecin aq shpejt sa u premtua. Kompanitë që kanë marrë licencat, duhet që të masin shpejtësinë, densitetin dhe drejtimin e erës në kushte reale për së paku një vit para se të analizojnë kostot dhe përfitimet. Energjia e erës është një inxhinieri komplekse dhe shumë e kushtueshme. Shumë specialistë në të gjithë botën nuk e pranojnë si burim të besueshëm energjie, pavarësisht se disa vende kanë arritur të plotësojnë deri në 10 për qind të konsumit të vet me burime të energjisë me erë. Problemi kryesor i kësaj energjie është fakti se era fryn jashtë kontrollit të njeriut ndërsa pikat ku fryn era janë zakonisht larg zonave të banuara. Nga studime të ndryshme të Rrjetit Europian të Transmetimit, rezulton se energjia e erës shkakton shpesh mbingarkesë në rrjete transmetimi dhe në shumë raste është e papërdorshme. Impiantet e mëdha të energjisë me erë janë ndërtuar gjithkund falë shpenzimeve bujare mbështetëse të qeverive që përdorin paratë e taksapaguesve.

 

Viti 2009 si tregues

Tre nga kompanitë që kanë marrë leje koncesionare për prodhimin e energjisë elektrike me anë të mullinjve të erës, kërkuan dhe morën shtyrje të afatit të përcaktuar për studimin e nevojshëm për fizibilitetin e projektit dhe kryerjen e matjeve në kushte reale nga Enti Rregullator i Energjisë në vitin 2009.

“Duke konsideruar kompleksitetin e problematikës që i licencuari ka hasur në kryerjen dhe dorëzimin e studimit të fizibilitetit të bazuar në matje reale dhe duke qenë se ndërtimi dhe instalimi i parqeve eolike, përveç etapave administrative në të cilat kalon çdo projekt, përbën akoma një teknologji jo shumë të njohur në vend dhe që kërkon asistencën teknike të huaj, ERE vendosi shtyrjen e afatit me 12 muaj”, argumentohet në secilin prej vendimeve përkatëse.

ERE ka dhënë disa licenca paraprake për ndërtimin e parqeve të energjisë me erë. Në rast se realizohen, investimi i përgjithshëm mund të arrijë në disa miliarda euro. Prodhimi i pritshëm nga këto impiante sipas ERE është 3100 miliardë kVh, shifër kjo e barabartë me gjysmën e konsumit aktual kombëtar. Mullinjtë e erës mund të ndërtohen në Karaburun, Butrint, grykën e Shkumbinit, Lezhë dhe në Kryevidh të Kavajës.

 

Shpresa tek Italia

Sipas ekspertëve shqiptarë, vendi ynë nuk ka asnjë shans të pranojë në rrjetin e vet qoftë edhe një pjesë të vogël të impianteve të energjisë me erë, të licencuara për shkak të konceptit të sigurisë së prodhimit përmes mbajtjes në punë të kapaciteteve shtesë. Kapacitetet prodhuese të energjisë me erë duhet të mbështeten nga termocentrale apo hidrocentrale konvencionale, në mënyrë që furnizimi i rrjetit me energji të mos ndërpritet në rast se era ndërpritet papritur. Sistemi aktual shqiptar mban në gjendje pune një kapacitet sigurie prej 3-4 përqindësh të kërkesës, pra mban në punë një prej turbinave të hidrocentraleve të Matit. Për këtë arsye, të gjitha impiantet e projektuara për energji me erë shpresojnë në ndërtimin e një linje interkonjeksioni Shqipëri-Itali, për ta shitur energjinë e erës në tregun italian. Italia ka shprehur mbështetje politike për këto projekte, në mënyrë që të plotësojë angazhimet që ka marrë në kuadër të traktatit të Kiotos.

Qeveria shqiptare ka licencuar deri tani rreth 8 linja interkonjeksioni me Italinë. Njërës prej tyre i skadoi licenca vitin e kaluar për shkak se nuk arriti të respektojë axhendën e punës për realizimin e projektit. Katër linjave të tjera pritet t‘i skadojë afati gjatë vitit të ardhshëm. Në këto kushte, ka pak shpresa që në mungesë të një linje interkonjeksioni, në Shqipëri të ketë një industri të mullinjve me erë. Shtyrja e afatit të kryerjes së studimit të fizibilitetit nga subjektet e licencuara, vë në dukje se energjia e erës ndoshta nuk do të vijë së shpejti në Shqipëri.

Share This Article
24 Comments
  • Se mos vetem Mafia italiane aty ai futi gjithe mafien nga te pese kontinentet aty jane pastru dhe po pastrohen nen ndikimin dhe me vulen e Don Berishes me milarda euro dollar
    mire thote nji gazetari i pa varur i mediave shqiptare se Don Berisha eshte ne gjendje per 15 Sekonda te firmosi çdo afere vetem se ajo jepet nga njerez te piset e te nyte .
    do dalin xhevahire se ne itali Mateo Renzi po ja nxin jeten ish ministrave dhe ish drejtusve te larte te shtetit.
    Dhe ktu avash do dalin gjerat e Mafies Don Berisha ato jane ne dosje dhe ne momentin e afert do i dergohen gjykatave per denim.
    nuk ka shpetim per ket ginjeshtar e goje mut
    mundohet me lloj lloj alibish te heki vemendjen e miletit por mileti e njef ket njeri mizor e te pa meshirshem ket anti shqiptar e zagar ket mjek shurre

    • Une nuk e ve aspak ne dyshim qe Klani I Vicidolit jane te perzier me mijra afera mafioze dhe korruptive brenda dhe jashte vendit…- mos te harrojme ketu trafikun e armeve dhe te naftes….besoj shume edhe tek kontrolli ne vazhdim i trafikut te droges nga kupola e klorruptuar dhe policia e djeshme politike/private e Bishes (kujtoni ketu Kuliqin dhe Macin)..
      Por eshte e rendesishme per median shqiptare qe te mos bien ne kurthin e sensacionalizimeve dhe manipulimeve te kastes se djeshme dhe te mafies brenda dhe jashte vendit dhe te jene shume te kujdesshem me menyren e percjelljes se lajmeve apo indicieve hetimore qe jane bere dhe behen ne Shqiperi, Itali dhe ne vend te tjera lidhur me sa me siper. Po ashtu edhe perkthimi i artikujve te gazetave italiane (apo do vendi tjeter) duhet bere po me aq kujdes dhe besnikeri te asaj qe thuhet – jo me interpretime te atij qe i lexon apo perkthen pasi kjo i shkon per shtat ne fakt vete personave te akuzuar. Pra sa me shume te flitet pa fakte per Bishen e vicidolit dhe gjithe klanin e tij vellavrases dhe antishqiptare pa pasur fakte te pakundershtueshme aq me e veshtire do te behet largimi i kesaj se keqeje te madhe per gjithe kombin shqiptar. Cdo fakt qe mesohet mga media (pasi shihet ne menyre skrupoloze vertetesia e lajmit) i duhet derguar se pari organeve kompetente – dhe i duhet dhene mundesia ketyre organeve qe te kryejne detyren e tyre per zbulimin e te gjitha fijeve te fshehta qe lidh mafien Berishiane me ate italiane dhe boterore. Sa me shume zhurme ne ere dhe kakofoni akuzash sensacionale – te pabaza apo pamundesisht te vertetueshme/verifikueshme – aq me e veshtire behet dalja para gjyqit e krimineleve berishaine (deri dje ne pushtet)

    • E degjeneruat fare o DITA,
      Në fakt , ky Plehre e Politikes shqiptare, nuk mund te kishte tjeter shans….
      Ky degjenerim total i Njeriut, ky felliqesire e Kombit shqiptar, eshte perdorur nga Mafja italiane, por dhe ajo Amerikane, Serbe, Greke…
      .Faktet flasin me mire se çdo gje tjeter!…
      Kodoshi dhe Skicofreni , Krimineli dhe Hajduti Primitiv Sali Rrumpalla,
      meriton nje hetim special, dhe gjykim nga nje gjykate speciale,
      me gjykatsit me te mire shqiptare,
      ata qe e kane Perendi Shqiperine,
      Sepse,
      Rrenjet dhe Metastazat e ketij Kanceri te shoqerise shqiptare nuk mund te pastrohen ndryshe!

      • Me thene te drejten sa here mund ta zesh kete ndyresire Saleh Berishoviçin ne goje , gjithmone e degjeron vehten ! Ky do bere sallam dhe do hedhur qenve ! Por sa e kemi neper kembe duam s’duam do ta shohim , por do marrim masa mos e shkelim se na behet pis kepuca !

        Cfare t’i bejme Amerikes qe ka lidhur krushqi me Serbine dhe Greqine , se ky plehra nuk do t’i kish bere 24 ore ne toke te arberit !

        • Ajo qe me cudit mua se gazeta Dita,-ka kohe qe denonocon Mafian- Sali Berisha dhe prokurori i pergjigjthshem a i lexon e i shikon keto? Cfare ben,ai apo fle mbi M””Te Mafias!

          • gazeta dita ben punen e vet ::por rama meta cfare bejne ::perse nuk i fusin ne burg apo kane piselliqe bashke ::::ku eshte gjukata e larte ::ministri flen gjume :::po te ndodhte ne France nje histori e tille :::berisha do shkonte 25 vjet ne burg :ne shqiperi qeveria i mbyll syte ose ka fike se i dalin edhe asaj vjedhje si keto te berishes ::::bravo dita :::turp per qeverine qe lejojne keto tipa te tallen me jeten e shqiptareve :::berisha bej qejf se ke gjet ramen pionier ::::debetikas jo rilindas :::

  • Se kuptoj se çfare doni te thoni ju gazetat me informacione gjysmake, te koduara dhe aspak te kuptueshme per nje lexues normal qe nuk merret as me pislleqe e as me politike te tipit alla shqiptarçe!

    Po te jeni verte gazetare investigative apo ne qofte se doni te kontriboni ne luften kunder krimit dhe korrupsionit jepni emra dhe fakte me te plota sesa paçavuret qe na ofroni gjoja si skandale!

    Materiale ka plot, faktet po ashtu egzistojne me tonelata (sepse sali krimineli dhe benda e tij e politikaneve te djathte e te majte s’kane lene gje pa bere) por me sa duket ju i perdorni keto informacioni siç perdorte sala dosjet e sigurimit! Vetem per perfitime dhe shantazhe!

    Turp per ju qe mbani emrin gazetare, por turp edhe per ne qyqaret qe vazhdojme t’ju lexojme me shpresen se do te nxirrini faktet qe do te çojne ne burg banden e sales kriminelit & co.

  • Industria e “mullinjve me ere”, nen regjine e gangsterizmit shqiptar, eshte nje nga ato “bombat tymosese” ose mufkat prej palacoje qe ka ndier eren e lekut. A ju kujtohen “planet serioze” te mashtruesit tone ordiner, per centralet berthamore, ku Shqiperia do dilte superfuqi energjitike. Bashkebiseduesi i tij, per kete “fushe biznesi”,,,ish kryeministri kroat Ivo Sanader,,,,e shikon boten jashte, nga kangjellat e burgut.
    Te gjitha “projektet” qe ka prekur dora e kesaj udheheqje karagjozesh, mbajne vulen e krimineleve dhe zhvatesve. Ne nje vend te vogel, e te varfer si yni, ku paguhen 2 miliarde dollare per 65 km rruge te paperfunduar akoma dhe ku askush nga institucionet shteterore perkatese, nuk ve ujin ne zjarr per te ushtruar funksionin kontrollues qe i jep kushtetuta e vendit,,,,por qe shpenzon gjithe energjite, per te mbyllur dhe mbytur cdo ze kritik dhe cdo procedure penale qe i bashkengjitet kesaj vjedhje shekullore,,,,nuk mund te presesh asgje serioze apo pozitive.
    Mosballafaqimi i keqberesve me ligjin,,,”harresa” e qeverise se sotme per te insistuar ne zbatimin e ligjit per keto krime,,,vetem se i hap rrugen dhe zyrtarizon, klasen e re te hajduteve te prones se shqiptareve. Kjo eshte fatkeqesia me e madhe qe do pasonte ato krime, te asaj qeverie qe shqiptaret e ndeshkuan me voten e tyre.
    Mendesia e keqberesit dhe hajdutit, eshte bere problemi kryesor i politikes shqiptare. Askush, nuk eshte i habitur, qe te vetmit “investitore” qe i afrohen vendit tone, jane bandat e mafias. Ata vijne, sepse ne kemi politikane si Sali Berisha dhe hajdutet qe i shkojne pas, qe nuk posedojne as ndjenjen me minimale te pergjegjesise.
    Ata do vazhdojne te vijne, nese qeveria e sotme, nuk do ta mbushe me jete planin e saj per rivendosjen e ligjit dhe marrjen e hapave serioze ne kete drejtim.!!!

  • Ëëëëëëë…..!!!!!
    Po i vjen era me duket edhe videos me te famshme te korrupsionit ne Shqiperi…..!!!
    Po po,,,,,, .!!!!
    Po i vjen era me duket dhe ka per te plas ere e keqe shume….!!
    Se deri tani ka shpetuar paq, pa i hyre gjembi ne kembe .
    Po kur i thone fjales ,, : Te vjen nga se pret..!
    Ka mundesi qe pepinot, spagheti ngrenes , ja kane marre inatin shume per pazarin e prishur, me koalicionin e majte qe beri . Keshtu qe , kjo do te jete fatura e ” tradhetise ” .
    E kuptuat se per ke e kam fjalen…!!!!!

  • SA KA PASTRU SALA DERI TANI DHA VAZHDON TE PASTROJE JKU O JENI MBRAPA BOTES OSE BEDNI SIKUR SKUPTONI………………………….

  • Ku ka fonde ka korrupsion kudo ne bote.
    Nga i prisni investimet ???
    Nga shoqatat apo investitoret hallall???
    Keto organizata jane prezent ne gjithe Europen.
    Nuk bejme perjashtim dhe ne.
    Fajin e ka Berisha qe ata vjedhin apo Brukseli qe ben sy qorr per projekte te tilla dhe i mundson
    grabitjen e fondeve.
    Ku fillon vjedhja ne Bruksel apo ne Tirane????
    Me kete moral te shtirur Italian, Shqiptar ( shkrimi i mesiperm) na lodhet . Naivet i mundoni te shkruajne per gjetjen e alternativave investuese te pastra si vete energjia e rinovueshme.

    • O Tomorr po tu pyesesh ju eunukeve te tij Berisha eshte engjell. Nuk ka kurrfare faji. U vrane 26 vete ne Gerdec e fajin e paskan viktimat qe i kishin bere shtepite aty ku Shkelzen Berisha bente pislliqet me municionet e ushtrise shqiptare.

  • Ky kriminel e mafioz meriton te gjykohet ne Hage per krimet dhe supervjedhjet qe ka bere kunder Shqiperise he popullit shqiptar.

    • I biri i Ram Berishes prej Tropoje e beri Shqiperine nje mini-superfuqi energjitike ne Ballkan !!!!!! kafsha e eger Salhale si poliglot e ka mesuar shkelqyeshem fjalen shqipe e vogel-mbi te madhen fuqi , idiot gjenetik si peshqesh per nervat e shqiptareve te shkrete .

  • skam asnje koment per artikullin sepse rrumpalla edhe kandidatet per pushtetin vendor i zgjithte o injorante ose hajdute dhe kriminele sepse vetem me ato lloj mostrash mund te bente si donte vete.me vjen vertet shume keq qe ca injorante (ne fakt jane me shumice)qe ne vitin 2014 akoma skane mesuar te lexojne gje tjeter pervec emrit SALI se per te shkruar sbehet fjale.

  • @MODERATORIN

    I kerkuari nga drejtesia italiane quhet MATACENA qe ju gati eshndruat ne macarena duke e quajtur MACATENA.
    Historia e shkruar nga ju eshte shume e gjate e shume me e komplikuar nga sa jeni perpjekur ta ndertoni ju.

    Fillon qe ne 2012-ten me “breakfast” te Prokures se Reggio di Calabria-s, per te arritur tek Lega Nord, tek Diploma e djalit te Bossi-t nga Universiteti Kristal i Tiranes, tek nje shqiptar qe krijoi materialisht nje Dosje kunder ish Ministrit te Brendeshem Marroni, per llogari te Studios Investigative private te Angelo Viola-s etj, etj.

  • Dita, e keni permendur shume here dhe cdo here e keni gabuar emrin, personi quhet Amedeo Matacena dhe jo Macatena.
    Sic u tha edhe me siper nga Tomorri: ku ka investime ka edhe korrupsion apo mos kujtoni se Rames nga Kazakistani dhe Hungaria do ti vijne investime te kulluara kur dihet se jane vende me nje shkalle shume te larte korrupsioni dhe despotizmi qeveritar.
    Dikush mund edhe te mendoje per keq pse Rama loboi shume per Renzi-n si ne Itali ashtu edhe ne Shqiperi e meqe ju pelqen te beni scoop-e mund te informoheni se kush fshihet pas Renzi-t dhe cilat jane lidhjet e tij me neocon-et americane, berlusconianet italiane, bankat si Morgan Stanley jo me kot “il bomba” (sic e quanin shoket e shkolles sepse i pelqente te fliste me fjale te medha) tashme ne krye te qeverise italiane konsiderohet si Berlusconi i se majtes ose si kali i trojes brenda se majtes italiane.
    Po te shohesh me kujdes ka shume analogji midis politikeberjes se Renzi-t dhe Rames duke filluar qe nga slogani i famshem “Rottamazione” (shkaterrim i se vjetres dhe rilindje e partise me elemnte te rinj ) dhe Rilindjes, duke vazhduar nga financiatoret pas te cileve fshihen grupe te fuqishme te finances. Po keshtu venia ne qeveri e personave te entourazheve dhe grupeve te miqve si nje kontorno skenike ku Uni te qeverise pa kokecarje. Nje skeme jo edhe aq e persosur e kontrollit te grupeve financiare mbi politiken e nje vendi.
    Lider qe konsiderohen si kutia bosh, qe jane te afte te flasin ne publik por te paafte kur duhet te punohet konkretisht.
    Vete fakti qe PS-ja ne parlament perfaqesohet nga nje grup i madh biznesmenesh hedh shume dyshime mbi qellimet reale te tyre, apo mos valle besoni me te vertete ate qe tha Kocoja se ishte aty per ti sherbyer vendit.
    Ne nje vend si ky yni ku korrupsioni dhe varferia jane ulur kembekryq, fjalet e bukura dhe propaganda mediatike nuk mund ta ndryshojne realitetin.
    Jemi ne duart e dy te semureve psiqike qe alternohen ne pushtet e po mbajne vendin te bllokuar, tashme nuk e bejne per leke se ato i kane siguruar me bollek por, sepse nuk mund te jetojne dot larg nga pushteti, droga e tyre e preferuar.

  • PERSERI MODERATORIT

    Kritiken per te korrigjuar nje gabim e bej per te mos rene ne te njetat pozicione te shovinisteve, diskriminuesve dhe rracisteve te huaj ndaj emrave te shqiptareve, te cilet pak per injorance e shume per keqedashesi i deformojne.
    Mos te biem edhe ne ne te njetat ujra te qelbura, pak modesti nuk te ben keq i dashur moderator qe nuk do te degjosh, nuk do te shikosh, nuk do te veprosh si je person me sensibilitet e krenari profesinalisht te kerkuar.

    Shkruaj emrin e kriminelit siç e ka ne rregjistrin e gjendjes civile: MATACENA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *