Qeveria britanike heq dorë nga certifikatat e sigurisë së Covid

Ornela

Qeveria britanike hoqi dorë nga planet për futjen e pasaportave të vaksinave për qasje në klube nate dhe ngjarje të mëdha në Angli.

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid i tha BBC se ideja ishte vlerësuar si e tepruar. Mendohej se plani, i cili u kritikua nga Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut, si dhe disa deputetë, do të prezantohej në fund të këtij muaji.

Vetëm një javë më parë, ministri i Shëndetësisë kishte mbrojtur skemën si “mënyra më e mirë” për të mbajtur të hapur industrinë e lokaleve të natës.

Qeveria tani njoftoi se kjo ide do të mbahej “në rezervë” nëse do të ishte i nevojshëm gjatë vjeshtës ose dimrit.

Sipas skemës, njerëzve do t’u kërkohej të tregonin prova – qoftë të vaksinimit të dyfishtë, një test negativ Covid, ose të përfundonin të izoluarit pas një testi pozitiv të PCR – në mënyrë që të fitonin hyrje në klube dhe evente të tjera me publik.

Shoqata e Industrisë së Lokaleve të Natës tha se ideja mund të kishte dëmtuar industrinë dhe të çonte në diskriminin.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ti nuk mund te detyrosh njerezit te vaksinohen me zor. Vaksina mund te jete zgjidhje afatshkurter me pasoja ne prapavije. says:

    Ka hequr dore se i rrenohen bizneset.

  • Certifikata e vaksinimit, eshte budallalliku me i madh boteror.Kur eshte vertetuar katerciperisht se vaksina nuk te mbron nga infektimi, por te mbron jeten nga rreziku i i virusit,pa tjeter qe duhet ti kerkohet dhe te vaksinuarit tampon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *