Qeveria britanike plan kundër islamizmit radikal në burgje

Elton Tafaruci

Qeveria britanike prezantoi sot një plan kundër islamizmit radikal në burgje duke parashikuar veçanërisht ndalimin e të burgosurve që nxisin besimet fetare në kundërshtim me vlerat themelore britanike.

Ministri i Drejtësisë deklaroi se ekstremizmi në burgje ishte një kërcënim në rritje që duhej të trajtohej në mënyrë emergjente.

“Ekstremistët nuk do të lejohen të përballen me kontigjentin më të rrezikuar të të burgosurve”, shtoi ministri.

Qeveria njoftoi se do të përdorte të gjitha masat në dispozicion, duke përfshirë ndarjen e kontigjentit më të rrezikshëm terrorist nga pjesa tjetër e të burgosurve, në mënyrë për të parandaluar rrezikun dhe shmangur përhapjen e ideologjive të rrezikshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *