“Të gjitha padrejtësitë, në emër e drejtësisë bëhen”, -thotë një shprehje e vjetër. Kështu duket se po ndodh edhe me një nismë të fundit qeveritare, në emër të transparencës po kufizohet aksesi mbi dokumentet zyrtare nga ana e qytetarëve shqiptarë. Ministria e Drejtësisë është duke hartuar prej disa javësh një projektligj të ri për modifikimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.
Në ndryshimet e projektuara nga qeveria, ka pasur një zhvillim domethënës. Sipas projektligjit të ri, nuk do të jetë më Avokati i Popullit ai që do të shqyrtojë dhe do të mbikqyrë ankesat e qytetarëve në rast refuzimi të dhënies së dokumenteve shtetërore nga institucione të ndryshme, por ky rol do i kalojë “Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Ky ndryshim duket se shfaq menjëherë dy probleme.
Së pari mbikëqyrjen e transparencës së qeverisë nuk do e kryejë më një institucion Kushtetues si Avokati i Popullit, pra një institucion që nuk ka varësi direkte nga qeveria, por do e kryejë një institucion administrativ si Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave. E thënë shkurt një “hyzmeqar” i qeverisë do ketë si funksion të ri, të detyrojë qeverinë për të bërë transparencë.(!)Së dyti, duket se ka një kontrast tjetër që lidhet me funksionin klasik të Komisionerit për mbrojtjen e të Dhënave Personale. Institucioni i Komisionerit, për nga vetë atributi i tij është i stërvitur që të ruajë sa më shumë nxjerrjen dhe publikimin e të dhënave, e madje pikërisht për këtë punë është krijuar ky institucion, për të parandaluar nxjerrjen e të dhënave të caktuara. Tashmë qeveria i kërkon Komisionerit që të luajë dhe rolin e kundërt, “të luftojë për transparencë”. Është pak a shumë si t’i japësh një prokurori edhe atributet e një avokati mbrojtës.
Transparencën e kujt?
Në Shqipëri prej vitesh ka një problematikë të gjerë në lidhje me eksesin e qytetarëve ndaj dokumenteve zyrtare. Fusha më e prekshme është sidomos ajo e pronave. Sikurse dihet, në vendin tonë prej vitesh ekziston problemi i mbivendosjes dhe falsifikimit të dokumenteve dhe i arkivimit “me dyll” të dokumenteve të vjetra pronësore. Me mijëra qytetarë që kanë synuar marrjen e pronës së tyre, kanë hasur vështirësi ekstreme për sigurimin e dokumenteve që u takonin në zyrat e Hipotekës, AKKP-së, Arkivit të Shtetit, apo dhe në zyrat e noterëve. Refuzimi nga ana e institucioneve ka qenë tejet arbitrar sidomos në rastin kur qytetarë të ndryshëm kanë kërkuar “letrat e tyre” për prona ku qeveria ka vendosur të prosperojë resorte turistike, nëpërmjet licencave që u ka dhënë klientëve të saj të preferuar. Një shembull konkret është rasti i qindra banorëve të zonës së Hamallajt në Durrës që për një javë rresht protestuan përpara hipotekës në Tiranë. Por as një javë protestë, nuk është se ndryshoi ndonjë gjë të madhe. Përveç qytetarëve që kanë interes imediat në sigurimin e dokumenteve zyrtare pronësore, ky ligj prek edhe biznese deri dhe grupe interesi të cilat kanë si nevojë njohjen me aktet dhe dokumentet zyrtare gjatë kryerjes së punës së tyre të përditshme, për tu informuar mbi akte, marrëveshje, e leje mes qeverisë dhe koncesionarëve apo operatorëve të ndryshëm në marrëdhënie me qeverinë.
Zv.ministrja Kasmi zbulon se transparenca është “diçka abstrakte”
Në portalin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë gjenden disa të dhëna në lidhje me nismën e kësaj ministrie për të modifikuar ligjin për informimin mbi dokumentet zyrtare. I tillë është edhe takimi që ka kryer zv.ministrja Brikena Kasmi më datën 28 Mars, për prezantimin paraprak të këtij projektligji. Nga fjalimi i zv.ministres mbajtur me këtë rast, bën përshtypje një fjali e saj në veçanti. Ajo e konsideronte parimin e transparencës si një parim sa abstrakt aq edhe praktik. “Një nga parimet kryesore të punës së administratës publike është transparenca. Ky është një parim sa abstrakt aq edhe praktik, realizimi i të cilit bëhet i mundur vetëm nëpërmjet veprimeve aktive të administratës. Nga ana tjetër, transparenca mund të shihet si një detyrim i pashmangshëm i autoriteteve publike në drejtim të dhënies së informacionit çdo personi (publik) të interesuar. Ky detyrim, ndryshe përkthehet në detyrimin e administratës për ti shërbyer publikut”, – është shprehur numri 2 i ministrisë së Drejtësisë. Mbetet ende e paqartë se përse për zv.ministren parimi i transparencës shfaqet edhe abstrakt. Si për t’i ardhur në ndihmë, po i sugjerojmë këtë material në Wikipedia i cili sqaron qartësisht se çfarë është parimi i transparencës (http://en.wikipedia.org/wiki/Transparency). Ky është thjesht dhe vetëm një sugjerim dashamirës nga ana jonë.
Një qeveri që fsheh dhe vendimet e qeverisë
Në Shqipëri mund të quhet “luks” sigurimi i akteve dhe dokumenteve zyrtare të firmosura nga ente apo drejtori të ndryshme. Nuk ke si të mendosh ndryshe, kur edhe vetë vendimet e Këshillit të Ministrave shmangen nga botimi në fletoret zyrtare. Pikërisht këtë fakt e zbuloi një raport i detajuar i publikuar në vitin 2012. Sipas këtij raporti qeveria shqiptare i ka fshehur publikut për vitin 2011 plot 112 Vendime të Këshillit të Ministrave, kur ajo ka miratuar të paktën 1081 VKM. Në Fletoret Zyrtare gjendeshin të botuara vetëm 821 VKM, ndërsa u identifikuan 25 VKM standarde të nxjerra, të cilat gjenden online, por jo edhe në Fletoret Zyrtare. Në faqen zyrtare të KM u gjetën edhe 58 VKM që miratojnë në parim marrëveshje, prej të cilave, 4 janë të botuara në Fletoret Zyrtare, kurse 54 të tjera jo. Në Fletoret Zyrtare gjenden të botuara 17 VKM për miratim në parim të marrëveshjeve. Këto janë konkluzionet e Raportit për vitin 2011 të përgatitur nga qendra për Çështje të Informimit Publik (ÇIP).
Vdekshi te gjithe,ju zente kanceri e mos paci dite te bardhe
Kujdes zoti çirak se mos na mbytesh se skemi ku të gjejmë kaq të mirë si ty
Po meson stomokun me supe burgu moter…
Qeveria e kalbur se Sali Berishes duhet hequr nje ore e me pare.
E mira do ishte ta shkarkonim qe sot por dhe per 23 Qeshor do pranohet …
Sic thone me mire vone se kurre,