Qeveria dërgon Buxhetin në Kuvend, sa rriten pagat gjatë vitit të ardhshëm, fondi për “gjelin e detit”, bebet, të përndjekurit dhe pronarët

J L

Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin për “Buxhetin e Shtetit” të vitit të ardhshëm duke parashikuar të shpenzojë rreth 637 miliardë lekë kundrejt 536 miliardë lekë të ardhura.

Në këtë mënyrë, qeveria planifikon të ketë një deficit buxhetor prej rreth 101 miliard lekësh, të cilat do t’i mbulojë duke marrë borxh brenda dhe jashtë vendit.

Shqipëria është karakterizuar nga një inflacion i ulët gjatë viteve të fundit, i cili nuk ka kaluar 2%, ç’ka tregon dhe se rritja e pensioneve gjatë vitit të ardhshëm pritet të jetë rreth kësaj mase.

Në lidhje me rritjen e pagave për vitin 2022, qeveria planifikon që të ketë një shtesë mesatare prej 6 për qind për mësuësit dhe personelin shëndetësor.

Qeveria ka parashikuar në buxhet një fond prej 2.6 miliard lekësh për indeksimin e pensioneve, ndërsa lajm i mirë është parashikimi edhe i një fondi tjetër prej 3.5 miliard lekësh me qëllim dhënien e një bonusi ndaj pensionistëve për festat e fundvitit.

Ky fond është konsideruar edhe si shpërblimi për blerjen e gjelit të detit.

Në lidhje me bonusin e bebeve janë parashikuar 2.2 miliard lekë.

Për të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh, ndërsa për pronarët do të ketë një fond prej 5 miliardë lekësh.

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022, parashikohet në masën 148.9 miliardë lekë ose 8% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.6 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.

Shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve, parashikohen në total në masën 5 miliardë lekë ose 0.3% e PBB. 14 Shpenzime të tjera sociale, përfshin fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, ndihmës ekonomike, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve. Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 900 milionë lekë.  Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 23.5 miliardë lekë ose 1.3% e PBB. Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliardë lekë ose 0.1% e PBB-së. Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.2 miliardë lekë ose 0.1% e PBB-së”, parashikon Ministria e Financave në Projektbuxhet.

Projektbuxheti 2022

Të ardhura – 536 miliard lekë

Shpenzime – 637 miliard lekë

Deficiti buxhetor – 101 miliard lekë

 

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Keni nja dy gabime te vockla –
    Se pari – Qeveria Rama nuk ka premtuar rritje pagash “per mesuesit dhe personelin shendetesor”, por ka premtuar nje vit para per 6% rritje rrogash vetem per Mesues e Mjeke!
    Se dyti – Meqe po flisni per ate “gjelin e detit” te fundvitit – Ai premtim eshte vetem per pensionistet, se sa per Buxhetoret shqiptare, ata kane nga dhjetor 2012 qe nuk e kane pare me me sy, fale “zemergjeresise” qeverise Rama!

  • SoSalisti ramut ndan pjese akoma per ish te perndjekurit aka surrogato ish te burgosurish ordinere .
    600 mije pensionistet – 3.5mild
    600 surrogato te ish te burgosurve ordiner – 1mld.
    Raportet respektivisht:
    3,500,000,000/600,000. Dhe
    1,000,000,000/600.
    Ose
    35,000/6 me 10,000,000/6

    Ose pensionisti 5,800/fryme, rrugaci i perndjekur 670,000/fryme

    Ciles klase i sherben SoSalisti ramut, eshte pyetja per klasen e aritmetikes

  • Po ata qe nuk jane as mesues as mjek te ngrohen ne diell per vitin 2022. Mos u shpenzo kaq shume ore kaqol se aq sa do jua indeksosh pensionisteve pensionin as per fara luledielli nuk ju dalin. Shqiperia cdo vit dhe me piraide behet . Shtet Sudesh .

  • Akoma me kta te perndjekurit , si kta nuk jan paguar as familjet e deshmorve qe u vran per lirin e kti vendi mer zot , esht koha perfitusve xhvatesve dhe hajdutve , boni qef se ket gjo meriton ky popull qe ju vjen nga mrapa si dele , boini nonen tju therrasi bab. Leqe ket gjo ja u kan msu te tjeret tashme jeni profesionista , te persekutumit e vertet jan ata pensionista qe kan punuar dit nat me ndershmeri per rimekembjen e kti vendi , te persekutumit sot jan ish shkelsit e ligjit te sistemit qe shkoj , han horrat vdesin per buk qorrat , ky esht sistemi horrave , bojn qef , me mir hajdut kriminel mashtrus , se i ndershem dhe korrekt sot , ndershmeria virtyt i budallait shpreje popullore e dal nga politika 30 vjeçare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *