Dita, drita jonë! Shifrat për paga marramendëse 10, 15, 20, 30, 50 dhe 100 milion lekë në muaj në kompaninë “Bankers Petrolium” janë të pabesueshme dhe befasuese për vegjëlinë. Lemeritesh t’i shohësh në ëndërr, jo më po t’i përfitosh, dhe kjo vjen nga pasuria jonë kombëtare!
Qeverisë i bie detyrë të ndalojë seriozisht të tilla veprime duke mos heshtur në asnjë rast që të mos tallet kush me këtë popull e pasurinë e tij. Në të kundërtën shqiptarët kanë të drejtë të rebelohen pasi në këtë katrahurë u përfshikan edhe dy shqiptarë, e jo të organizojë opozita mitingje për pushtet, pasi kjo kompani ka vepruar dhe në qeverisjen e saj.
Prandaj ma do mendja se kushdo i ka lexuar këto shifra deri qindra milionëshe në favor të një grushti njerëzish që vetëm njerëz nuk mund t’i quash. E nderuara Dita, ju lutem ta trajtoni, pasi këtë shqetësim e kanë gati të gjithë shqiptarët. Përshëndetje! Pjetër Bubaj
Letër e nënshkruar
Pjetër Bubaj
