Manovra për të siguruar vota kosovarësh, qeveria do japë nënshtetësi me VKM

redaktor

Ndryshe nga sa ministri i Brendshëm garantoi vetëm pak kohë më parë në komisionin parlamentar të integrimit, se ndryshimet në ligjin për shtetësinë do të bëheshin në dialog të gjerë me klasën politike dhe faktorin ndërkombëtar, dikasteri që ai drejton është bërë hartuesi i ndryshimeve të proçedurave për dhënien e shtetësisë.

Por për të shmangur ndryshimet në ligjin aktual, ndryshimet në proçedurat për dhënien e shtetësisë janë bërë përmes një projektvendimi që Top Channel ka siguruar nga burime pranë Ministrisë së Brendshme.

Projektvendimi, që është hartuar në fshehtësi të plotë, duke u mbajtur larg nga debati politik, publik dhe mediatik, nuk ngjan si i tillë. Kjo, pasi ai ndryshon në thelb regjimin e dhënies së shtetësisë shqiptare të parashikuar në ligj dhe Kushtetutë.

Ndërsa ligji parashikon dhënien e shtetësisë për shtetasit me origjinë shqiptare vetëm pasi të kenë jetuar në Shqipëri jo më pak se 3 vjet dhe për ata me origjinë jo shqiptare jo më pak se 5 vjet, projektvendimi e heq fare këtë kusht. Ai i ndan në tre kategori përfituesit e liberalizimit të dhënies së shtetësisë shqiptare.

1-Për personat e paslindur nga shtetas shqiptarë. Kjo përfshin ata që kanë ose kanë pasur të paktën njërin nga prindërit që ka zotëruar shtetësi shqiptare dhe kjo, thotë projekt/vendimi, mund të provohet me çdo lloj dokumenti zyrtar. Ministria e Brendshme shqyrton kërkesën për shtetësi dhe dokumentacionin brenda 30 ditësh. Por për të përfituar shtetësinë, projekt/vendimi i jep të drejtën që më parë të interesuarit të regjistrohen në Gjendjen Civile shqiptare edhe kur ata nuk deklarojnë një vendbanim në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2-Dhënia e shtetësisë shqiptare për interes kombëtar të huajit me origjinë shqiptare. Këtu specifikohen një sërë kategorisht të shtetasve të huaj me origjinë shqiptare që lëvizin lirshëm në zonën Schengen, por ajo që mbetet një pikëpyetje e madhe dhe që nuk sqarohet në këtë draft, është se: “Kush është interesi kombëtar dhe si përcaktohet ai”. Këtë atribut projekt/vendimi ia njeh ministrit të Brendshëm, i cili më pas i dërgon kërkesën presidentit të Republikës.

3-Më pak e sqaruar mbetet dhënia e shtetësisë për personat me shtetësi kosovare. Projekt/vendimi thotë se kjo rregullohet përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, lidhur për këtë qëllim. Marrëveshja ende nuk është firmosur, por ajo u lajmërua pas takimit mes kryeministrave Berisha dhe Thaçi në Tiranë. Kryeministri Berisha deklaroi se ajo do të jetë një marrëveshje e negociuar, pa dhënë të tjera shpjegime.

Për nxjerrjen e udhëzimeve projekt/vendimi ngarkon tre ministritë, të Brendshme, të Jashtme dhe të Drejtësisë për afatet e përpunimit të kërkesave. Regjistrimi i shtetësisë sipas këtij projekt/vendimi do të bëhet pas datës 1 korrik 2013.

Por ky është një tjetër afat që asnjë autoritet nuk mund ta verifikojë se nuk do të ketë raste që e paraprijnë. Relacioni shoqërues rendit në krye të referencave ligjore nenin 8 të Kushtetutës, duke e cituar atë:

“Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Republika e Shqipërisë mbron të drejtën e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vetë”.

Por ky referim nuk shpjegon se si mbrohen në këtë mënyrë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufirit, përveç se sipas ekspertëve, kjo mund të shkaktojë spastrimin etnik të shqiptarëve që jetojnë në shtetet e tjera të rajonit.

Drafti nuk dihet se kur do të miratohet, por ajo e sigurt është pritshmëria për kundërshtimin e fortë, veçanërisht nga BE, pasi ligji për shtetësinë është hartuar në bashkëpunim dhe me monitorimin e rrepte të unionit, gjatë kohës së negociatave për liberalizimin e vizave./TCH

Share This Article
4 Comments
  • Po te shkosh atje ku jepen nenshtetesite tek drejtoria e emigracionit afer Mine Pezes eshte mbushur plot me kerkyes te diaspores qe si pa u ndjere po pajisen me leje qendrimi.

    • Leone 68,pse u dashkan te ndihen???E bene kete akt kriminal ne masakrimin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes dhe tani jane teresisht te specializuar.Kjo eshte vetem njera ane;ajo me e rendesishmja dhe me shqetesuesja eshte gjumi i Opozites.
      Ky gjume komeje do te na coje ne thertoren e dr.dhjeramanit.

  • ceshte ky skizofren i cthurur po ben ceshte e mundue te mbaje pushtetin me do e mos hajde mer sali psiqiku hajde ,je kthyer ne tutor votash tani sistem trafikimi kurvash mer andej silli ketej nga shqiperia qe te mbajne ne karrige skizopsiqikun sali kosovaret kur nuk e kan njohur saliun se i ka zbythur sa i ka deshur trapi ne bashkepunim me milloshevicin nuk kan per ta njohur me deri diku e ka pushtuar me maloke tani edhe kosovare e shkon rrumpalle sic deshiron rrumpalla sali …

  • QEVERIA E SALIUT KA FILLUAR TE BLEJE KOSOVARE .
    I DUHEN PER TI DHENE VOTAT NE KEMBIM TE PASAPORTAVE SHQIPTARE.
    KOSOVARET PO “BLIHEN LIRE”…PESE LEKE TUFA!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *