Më datën 16 mars 2021 qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që rregullon financimin e rehabilitimit të Hidrocentralit të Fierzës. Sipas këtij drafti, qeveria ka rënë dakord me qeverinë gjermane për financimin prej 42 milionë eurosh, nga të cilat 40 milionë euro kredi nga KFW dhe 2 milionë euro për masat shoqëruese. Në vlerësimin që i bëhet projektaktit qeveria deklaron (KLIKO) se ai i:
…mundëson Republikës së Shqipërisë marrjen e një huaje me kushte të favorshme (nga KFW-ja), për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)”, në vlerën 40 000 000 (dyzet milionë) euro, si dhe marrjen e një financimi prej 2 000 000 (dy milionë) eurosh për masat e nevojshme shoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit. Në pikëpamjen strategjike, projekti do të ndikojë për përmirësimin e sistemit elektroenergjetik, sepse hidrocentrali i Fierzës përbën njësinë gjeneruese më të rëndësishme të sistemit elektroenergjetik shqiptar, i cili prodhon 1328 GWh/vit dhe luan rolin e rregulllatorit 1-vjeçar të kaskadës së Drinit. Projekti do të ndikojë në rehabilitimin e agregateve të Hidrocentralit të Fierzës, të cilat janë instaluar 39 vjet më parë dhe janë në gjendje kritike, dhe kjo ndërhyrje është e domosdoshme dhe urgjente
Teknikisht marrëveshja thjesht i jep qeverisë shqiptare mundësinë që të marrë kredi nga KFW 40 milionë euro me kushtin që:
projekti vlen për t’u mbështetur në pikëpamje të politikave zhvillimore dhe nëse vazhdon të konfirmohet aftësia kredimarrëse e Republikës së Shqipërisë si dhe nëse Këshilli i Ministrave jep garanci shtetërore për sa kohë nuk është ai vetë marrësi i kredisë
Këto përcaktime vënë në dukje faktin se sektori energjetik në Shqipëri del me humbje, një paradoks ky në një farë pikëpamjeje, pasi energjia është mall që shitet me çmim të rregulluar dhe ndërkohë që qeveria shpall se ka bërë reformë të thellë në sektor, nuk ka ecur dot në drejtim të stabilitetit financiar të tij.
Ka kuptim që HEC-e të reja të financohen me kredi, por rehabilitimi i Fierzës me para borxh tingëllon grotesk edhe pse punët e financave janë kaq misterioze për publikun në këtë vend.
i.b. / dita

Mbaj mend te madhin Petrit Radovicka, kur na tregonte pershtypjen qe i kishte bere komenti i nje banori te zones se Ulzes, pas ndertimit te hidrocentalit te Ulzes.
Si quhet ky o bir e kishte pyetur ai Radovicken.
Hidrocentral, i ishte pergjigjur inxhinieri i ri Radovicka.
Me duket emer i ngaterruar, i ishte pergjigjur banori i zones, me mire quheni fabrike paresh, se me perpara aty kalonte lumi dhe uji ne qejfin e vet, ndersa tani prodhon drite dhe pare…..
Mos ia ndani me kredi o te pangopur,po parate tona qe e paguajme flori ate energji ku shkojne ? Me siguri ne xhepat e VUCICIT,se atij ia kemi bere dhurate gjakun dhe djersem e mijera shqiptareve qe sakrifikuan jeten per ta ndertuar.Ai hidrocentral ,si shume vepra strategjike dhe fitimprurese ,eshte thesari qe nje grusht PUSHTASH po pasurohen dhe po i bejne nder SERBISE duke i shitur energji te lire dhe duke e blere po prej tyre me kosto 5-fish.NE DJALL GJITHE TRADHTARET DHE HAJDUTET E KETIJ KOMBI.
“Ka kuptim që HEC-e të reja të financohen me kredi, por rehabilitimi i Fierzës me para borxh tingëllon grotesk edhe pse punët e financave janë kaq misterioze për publikun në këtë vend.”
me parate e pastra, si te Fierzes ramuti financon projektet politike te vetat te gjitha politike e ideologjike e te pashpallura publikisht, per te cilat s’te financon kush me borxhe.
hallet tona dhe te vendit i “rregullon” pastaj si di ai vete, duke na i lene ne qafe popullit dhe gjeneratave te tij qe vijne
RIKONSTRUKSIONI I FIERZES ESHTE BERE NE 2004