Qeveria miratoi sot fondin shtesë prej trembëdhjetë milionë e tetëmbëdhjetë mijë e tetëqind lekë të reja për dhënie ndihme financiare ndaj familjeve të dëmtuara nga shpërthimi 5 vite më parë në Gërdec.
Duke e cilësuar tragjedinë e 15 Marsit në Gërdec si aksident teknologjik, vendi i qeverisë specifikon se paratë do ndahen nga Bashkia Vorë, për banorët që jetojnë me qera për shkak të shkatërrimit të banesave e tokave bujqësore që ndodhen brenda perimetrit brenda kraterit.
Vendimi i plotë
“Vendim për akordim fondi shtesë Bashkisë Vorë, për dhënie ndihme financiare familjeve të dëmtuara nga aksidenti teknologjik i datës 15.3.2008 në fshatin Gërdec, për pagesën e qirave të banesave dhe të dëmeve të shkaktuara nga mospërdorimi i tokave e kulturave bujqësore, që ndodhen brenda perimetrit 300 ml rreth kraterit, e shpallur si zonë e sigurisë së lartë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, dhe të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Bashkisë Vorë, në buxhetin e vitit 2013, t’i akordohet fondi shtesë prej 13 018 800 (trembëdhjetë milionë e tetëmbëdhjetë mijë e tetëqind) lekësh, për dhënie ndihme financiare familjeve të dëmtuara nga aksidenti teknologjik i datës 15.3.2008 në fshatin Gërdec, për pagesën e qirave të banesave dhe të dëmeve të shkaktuara nga mospërdorimi i tokave e kulturave bujqësore, që ndodhen brenda perimetrit 300 ml rreth kraterit, e shpallur si zonë e sigurisë së lartë, për vitet 2011 dhe 2012.
2. Miratimin e listave të familjeve të bashkisë Vorë, së bashku me shumën përkatëse të kompensimit të dëmeve, sipas lidhjeve 1, 2, 3, bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Fondi i akorduar, prej prej 13 018 800 (trembëdhjetë milionë e tetëmbëdhjetë mijë e tetëqind) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
4. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut Tiranë dhe bashkia Vorë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Gerdeci eshte kryevepra e djalit impotent te zotit Sali, Shkelzenit te mamit Liri qe e gjeti gruan gati me gjithe femije.
Jam dakort me parafolesin. 😀
Nuk e di,por kjo hajdute qeveri e naltmadheris Sali e ka shume te lehte te zevendesoj dhimbjen njerzore me leke
Or Sali, or ordiner, or histerik, or pall, or psiqik, or mashtrues, or hajdut, or kriminel, or anti Shqiptar, or plak i rrjedhur, mbas 5 vitesh e quan shperthimin ne Gerdec aksident Teknologjik .Ti je per t’u gjykuar ne gjykaten e Hages si kriminel nderkombetar, funizues me arme dhe karburant vendeve qe OKB u ka shpallur embargo. Kerkoji falje qytetareve te Gerdecit per vdekjen e 26 veteve e plagosjen e 300 te tjereve. Si njeri i ligjit qe je , nxirre Shkelzenin , tend para drejtesis bashke me Fatmir Mehdiun. Mos harro Shoku S A L I te demshperblesh baxhanakun Tend, qe punonte per buken e gojes duke shkuar ne pune ne Gerdec me BMV X5
Po shkerdheni me cfare teknologjije e keni bere se nuk te ngjan fare o Sali, neve na ngjan me shume sikur te jete nipi i punedhenesit tend qe te mbante ne pune per rregullim shurre.
Argita po them se te ngjan shume ty.
ta shkerdhesha qeverine ok