Qeveria e Kosovës u ka ndaluar hyrjen në vend edhe qytetarëve të saj nëse nuk janë të vasksinuar me dy doza të vaksinës anti-Covid.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, bëhet me dije se ata persona që nuk kanë marrë dy doza të vaksinës duhet të karantinohen për 7 ditë.
“Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të hyjnë në vend duke qenë të vaksinuar vetëm me dy doza, pa pasur nevojën e prezantimit të testit negativ RT PCR, dhe po ashtu edhe nëse nuk i kanë dy doza të vaksinës, por duke iu nënshtruar karantinimit shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ditën e sotme qytetarët bën një protestë në doganën e Morinës për një vendim të tillë të vendosur për shqiptarët nga Shqipëria.
a.m/dita
