SMS në DITA
Në 0689073730
E dashur Dita. Ju falënderojmë shumë për informacionin e saktë që jepej dje në gazetë, të problemeve që shqetësojnë popullin dhe shtetin. Dy nga këto ishin: Reforma ne pensione, ku ngrihej problemi i disnivelit shumë të madh mes qytetarit dhe atyre që kryenin funksione kushtetuese, si deputetë, ministra apo rangjeve të tjera kushtetuese, ku këto favorizime si mosha dhe paga nuk janë morale për kushtet që ka sot Shqipëria.
Në Dita, dje shkruhej edhe për projektligjet që po përgatit qeveria për ndëshkimin e hajdutëve të energjisë elektrike dhe sigurisht që jam 100 për qind dakord me qeverinë, por ama është shumë e vonuar, sepse kjo qeveri nuk ka ushtruar asnjë kontroll për shtatë muaj. Në lagjen ku unë banoj ka mbi 70 për qind që janë matësit e energjisë dhe nuk e tregojnë energjinë e harxhuar, plus lidhjet abuzive në rrjet. Por unë mbetem me shpresë se qeveria e majtë do ta disiplinojë shtetin. Urime Dita!
