Qeveria e re, ministrat raportojnë për programin e ditëve të para

anazapta

Pas Vlorës, kryeministri i zgjedhur Edi Rama zgjodhi Shkodrën për të zhvilluar mbledhjen e dytë të kabinetit qeverisës, që do të drejtojë zyrtarisht që nga java e ardhshme.

Në një mbledhje, që zgjati më shumë se 4 orë dhe që u zhvillua me dyer të mbyllura, pak ditë para votëbesimit të kabinetit të ri në parlament, mësohet se është diskutuar rreth programit te ri qeverisës, të cilin Rama do t’ia paraqesë deputetëve.

Kryeministri i zgjedhur ka kërkuar mendimet e ministrave në dhënien e dorës së fundit dokumentit final për programin.

Paçka se mbledhja e nisur pasditen e së hënës është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nga mjediset ku ajo u mbajt u sigurua vetëm kjo foto, burime pranë stafit të kryeministrit të ardhshëm deklaruan për TCH se pjesë e diskutimeve ishin edhe prioritetet e 100 ditëve të para të qeverisjes.

Të gjithë ministrat kanë raportuar rreth atyre që ata mendojnë se duhet të jenë prioritetet më emergjente, për secilin prej dikastereve që do të drejtojnë.

Kjo mbledhje do të vijojë edhe paraditen e së martës, ku pritet të diskutohet aspekti financiar për buxhetet, që do të përdorin ministritë, krahas paraqitjes së strukturave për secilin dikaster.

 

****

Rama mbledh qeverinë e tij

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama, do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës me kabinetin e ri qeveritar, në Shkodër.

Mësohet se të gjithë ministrat do të paraqesin para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse. Ndërkohë mësohet se para dërgimit në Kuvend të programit të tij qeverisës, më 2 dhe 3 shtator Edi Rama bashkë me ministrat e tij do t’i japin “Ok” programit të 100 ditëve të para të qeverisjes.

Pasi kanë përcaktuar prioritetet e punës së tyre në çdo ministri, në një diskutim të hapur dyditor mes tyre, ministrat do të diskutojnë se cilat janë masat më të mira për të frenuar situatën aktuale në ekonomi, rend, polici, arsim, shëndetësi etj.

Të gjithë ministrat mësohet se kanë përfunduar ato porosi dhe problematika që kishin dalë në mbledhjen e 10 ditëve më parë të zhvilluar në Vlorë, duke i hedhur në një plan të detajuar pune.

Share This Article
10 Comments
    • shko mor lani se bijt e PPSH i ke tek PD-ja sot dhe doktorin e ENVERIT dhe mos i kerko ktu se me duket se ke ngatrru adres

    • HAHAHAHAHA
      Komunisti i fundit pjella e enverit Sali B na la shenden,kini mbetur dhe pak si ju qe genjeni veten po do tu kaloj shpejte mbas vitit te ri do treteni si kripa nga shirat.Sa te nisin e te dalin ca dokumenta per udheheqsit tuaj kriminel shpiteror.
      Shkruani me mire te 55 se kenaqen dhe Fariu

  • BRENDA 300 DITEVE DO TE HAPTE 300 MIJE VENDE PUNE PO TANI?

    Se sipas arithmetikes se fillores i bie te hape 100 mije vende pune per keto 100 dite famoze. Dhe kjo nuk eshte e gjitha. Edi Rama nse do t’i permbahet premtivemeve te tij RILINDASE duhet te ZEROJE taksat dhe tatimet dhe te beje shendetesine falas bashke me shume bamiresi te tjera enveriste te Kohes se Qepes. Po taksa PROGRESIVE si ilaci cudiberes per sherimin e ekonomise shqyptare? Se nuk po e degjojme fare kohet e fundit? Ne vend te tyre mesoje se po diskutohet si te frenohet RENIMI i shtetit nga pushteti i Sali Berishes. Prandaj me te drejte ne, mileti qe votuam kunder Saliut na lind e drejta te pyesim:

    PO TANI?

    • O miliet…. mos ja futni si kau peles kaq shrejte.
      Mund te lexosh 55 dhe aty i ke te gjitha pergjigjet.
      Fariu i Sali B shkruan si ti o nastradin
      po me ju s mund ta bejme me shqiperin.
      Pak durim……..

      • Mesiguri Shqypnine nuk do ta bojne as DASHNITE e Edi Rames me Ilir Meten, sic nuk e boni as Sali Komunisti, sic nuk e boni as Enver ANTIKRISHTI. Sepse te gjithe keta Dinosaure Prehistorike me prejardhje bolshevike nga Rusia Meme nuk e ndajne tefterin e rushfetit nga dora. Shqypnise i duhet nje BOS i ri me arsim te mirefillte perendimor, qe te jete intelektual dhe te kete motivim per te ndryshuar Vatanin. Sa per Fahri Balliun me duket se ka qene spiun i Sigurimit te Enver Hoxhes tek Zeri i Popullit i Edi Rames, keshtu qe mos ja bashkangjit me te padrejte nastradinit, se eshte nga soji juaj i komunist.

  • kane ardhe moçaloret ne shkoder.
    ka rrezik semundje te koleres kuqe e te malarjes e per kte arsye shkodrant kan dal me dizinfektue uren e baçallekut e te gjitha rruget ku kane kalue moçaloret.
    Shkodra!keni kujdes mos dilni ne rruge moçaloret kan semundje vdekje prurse

    • mocal hor Shkodranet disifektuan kutite e votimit sot kunder koleres berishjane o mocalorrrrr e futen plotesisht ne grope me votat e tyre edhe tani qe eshte Lulzimja kryetare e P artise se D ebilave

  • Nastradini si i pa shkolle thote, qe ne fillore behet matemetike, ore idjot mos behet gje Arithmetike,, kurse katundari me Qafe te Kuqe , redneck, i them qe Shkodra ka shpetuar nga maloket dhe shpellaret, aty ka fituar qyteterimi dhe kultura Perendimore, sic e do Shkodra dhe shkodrani e jo sic e do Sali Baba me 400 hajdute e tropojanet. Toca. tropojani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *