Ceremonia e betimit të qeverisë socialiste, e cila ka 11 gra nga 17 ministri, është udhëhequr sot nga mbreti Felipe i VI i Spanjës.
Kryeministri Pedro Sançez tha se ekipi i tij i ri ndan vizionin e përbashkët të një shoqërie progresive moderne dhe pro evropiane.
Kabineti i tij i ri është në kontrast të fortë me qeverinë paraardhëse të dominuar nga meshkujt të ish-kryeministrit Mariano Rahoi.
61% e qeverisë së re janë gra dhe ky është proporcioni më i lartë në historinë e vendit.
Gratë kanë disa nga postet më të rëndësishme të qeverisë së re spanjolle si ministrinë e Mbrojtjes, atë të Ekonomisë, Financave dhe Arsimit.
Një tjetër fakt interesant është se ministër i Shkencës është zgjedhur astronauti i parë i Spanjës, Pedro Dukue.
s.a/dita

Tani ja hodhi spanja