Qeveria ekspertizë ndërkombëtare për auditimin e vendorëve  

Dita

Një nga kompanitë më të mëdha në botë e cila ofron shërbime profesionale në fushën e financave dhe auditimit, KPMG, do të asistojë Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore gjatë procesit të zbatimit të reformës territoriale, konkretisht në projektin pilot të formimit të dy bashkive të reja, Pogradecit  dhe Urës Vajgurore.

Kontrata u nënshkrua nga Drejtoresha e UNDP, Yesim Oruc dhe partneri i KPMG-së në Shqipëri, Steve Nutley, gjatë një ceremonie zyrtare ku ishin të pranishëm partnerët ndërkombëtarë të projektit STAR  (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale), i cili mbështetet nga qeveria italiane, amerikane, suedeze dhe ajo zvicerane.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi gjatë ceremonisë së nënshkrimit u shpreh “Ky përbën një nga proceset më ambicioze të ndërmarra ndonjëherë në fushën e shkrirjes së organizatave publike. Prandaj  besoj që, falë edhe ndihmës së pakursyer të UNDP-së dhe donatorëve që mbeshtesin STAR, kemi zgjedhur një  ndër kompanitë më të mira në botë për të na ndihmuar në këtë proces mjaft sfidues.”

KPMG do të asistojë Ministrin për Çështjet Vendore gjatë projektit pilot ku në bashkëpunim me stafin e njësive vendore do të realizojnë procesin e inventarizimit dhe konsolidimit financiar që përfshin: raportimin  financiar, auditimin dhe menaxhimin administrativ. Kjo kompani do të përpilojë një manual me procedurat që do të ndiqen nga 59 bashkitë e tjera (perveç dy bashkive pilote ku metodologjia do ketë përfunduar) për transferimin e përgjegjësive në bashkitë e reja. Manuali procedurial do të mbulojë shumë aspekte të  menaxhimit administrativ dhe financiar si; burimet njerëzore për sa i përket stafit (reduktimi i tij, struktura e re) aspektit financiar (kostoja e bashkimit të bashkive) dhe aspektit ligjor (kontratat, menaxhimi i aseteve, ndërmarrjeve publike). Ky manual do të jetë gati për kryetarët e rinj të bashkive kur të marrin mandatin pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Kompania KPMG e cila ka shtrirë veprimtarinë e saj në 155 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, është  një nga “Big Four”, rrjetit më të madh ndërkombëtar që ofron shërbime profesionale të auditimit, taksave dhe këshillimit.

Share This Article
1 Comment
  • Mbeten duke shpenzuar leke per kompanite e huaja. Po ekspertet shqiptare cfare bejne? Rrijne e kontrollojne si punojne ekspertet e huaj?
    Duket qe “rilindesit” dine vetem te flasin me ore tribunave, kamerave dhe televizioneve… sa per pune… a ha!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *