Qeveria është konsultuar me Metën dhe Bashën për vendimin e moshapjes së shkollave

redaktor

Qeveria është konsultuar me Presidentin Meta dhe Kryetarin e PD-së Lulzim Basha para se të vendoste moshapjen e shkollave dhe mbylljen e vitit shkollor online.

Këtë fakt e bëri të njohur Ministrja e Arsimit Besa Shahini gjatë komunikimit të vendimeve të qeverisë, të martën pasdite.

Ky bashkëpunim është vazhdim i qendrimeve konstruktive të Presidentit dhe opozitës gjatë krizës së koronavirusit për të këshilluar qeverinë për menaxhimin e gjendjes së vendit.

Të martën, qeveria vendosi që të mos i hapë më shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm dhe viti shkollor të vazhdojë online deri në mbylljen e tij në qershor 2020. Përjashtim do të bëjnë vetëm maturantët, të cilët do të kthehen në klasa më 18 maj me kushte të përshtatura për të ruajtur distancimin social.

e.k. / dita

Share This Article
5 Comments
  • Cfare pune ka opozita ne qeverisje apo per ti krehur bishtin lulit te vocer qe te mos lehe per prapesite e shumta. Palaco jeni te gjithe. Marrshi mbi krye gjithe gjynahet e ketij populli.

  • Lumsi ne kokpalaret ,per “baballaret “e kombit, qe i zgjidhin hallet e problemet tona .

    Me fal se harova o Rame cfare bete ju ,per ndryshimin e ligjit per reformen zgjedhore ,qe bete ju per interesain tuaj me Sali larqoftin ne 2008 .Apo do vazhdoni me letra te mbyllura e te zgjidhni skllevereit tuaj te radhes deputetet e rinj ,e ti terhiqni prej undesh kur te doni e si te doni ,per interesat e juaja personale .Pse keshtu ne vend numuro keq e me keq do vazhdoje loja ne shqiperi .Mos tallni magjen me me ne kokpalaret ,ka shkuar aty ku smban me .

  • Mire me kokekatrorin Like, President i vendosur nga Rama – Ruci jeni konsultuar per te lare gojen, po me opoziten jashte parlamentare pse jeni kosultuar ?

  • Te votuam ,te mbeshtetem,te mbrojtem virtualishte
    nga ulmet fyerjet etj ,

    dhe ju Pushta a qe doni t’ja dini per ne !

    Ajo qe doi eshte vetem Vota !

    s´’ke per ta pare me ,sepse ju nuk na peerfaqsoni neve

    Xerro Vote nga gjithe njerzit e mi .

    Shpresoj shume te dali nji Parti dhe gjiiiiithe ju ,
    pseudopolitikanet jo banda

    e shkaterrimit tee Shqiperise te zhdukeni nga politika

    e mos t’jua shofim me surratin ,se paskeni qen te pafytyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *