Qeveria gjermane: Arabia Saudite dhe Turqia financojnë islamizmin në Ballkan

DITA Online
Turkish flag in front of the Sultanahmet or Blue Mosque

Arabia Saudite forcon ndikimin duke zgjeruar vehabizmin. Kurse Turqia tenton të luajë rol më të rëndësishëm në territoret e dikurshme të Perandorisë Osmane, vlerëson qeveria gjermane.

Qeveria gjermane konstaton rritje të ndikimit islamik të mbështetur nga Arabia Saudite dhe nga shtetet e tjera të Gjirit Persik në Ballkanin Perëndimor, shkruan gazeta “Die Welt” duke iu referuar burimeve qeveritare.

Organizata misionare nga Arabia Saudite janë aktive në Kosovë dhe po zgjerojnë interpretimin e vehabizmit në fenë islame nëpërmjet imamëve të dërguar”, thuhet në vlerësimin e qeverisë gjermane në përgjigje të pyetjeve të parashtruara nga Partia e Majtë në Bundestag.

Gazeta konstaton se vehabizmi është pothuajse identik me salafizmin. Më tej gazeta “Die Welt”  shkruan për angazhimin e vazhdueshëm të individëve si dhe të organizatave joqeveritare e atyre gjysmëqeveritare në bashkësitë Islame në Kosovë.

Forcim i ndikimit të Turqisë në Ballkan

Përveç ndikimit saudit, konstatohet edhe forcimi i ndikimit të Turqisë në Ballkan. “Pas ardhjes në qeverisë së AKP-së në vitin 2002 dhe sidomos gjatë mandatit të ish-ministrit të jashtëm Ahmet Davutoglu, pati një riorientim të politikës së jashtme turke. Orietimi i ri përfshin rajonin e Ballkanit, që si territor i dikurshëm i Peradorisë Osmane gjendet në fokusin politikës turke,” vlerëson qeveria në Berlin. Në këtë projeksion politik Turqia tenton “të luajë një rol aktiv në rajon”.

Pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi në korrik të vitit 2016, konflikti midis qeverisë turke dhe lëvizjes Gylen u transferua në Ballkan, kryesisht në Bosnjë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, thotë gazeta “Die Welt”.

Qeveria gjermane pohon se pas dështimit të grushtit të shtetit: “qeveria turke ka zgjeruar aktivitetet për ta larguar lëvizjen Gylen nga Ballkani në bashkëpunim me qeveritë e këtyre vendeve”./DW

Share This Article
9 Comments
  • eh më në fund e hapët gojën dhe ju!!
    jo aq sa duhet por po thoni një të vërtetë që po bën buuuuuuuu që kohë më parë!!

  • ça ka ketu per tu habitur ?!!

    Kishat katolike i financon Italia,
    ato ortodokse Greqia,
    xhamit Turqia .
    populli e shteti yne nuk kishte breke ne bythe mbas vitit 90 e jo me pare per objekte kulti.
    Qe mos futen Arabet apo dikush tjeter,hudhuni ju e ndertojeni Shqiperine.

  • hahahahaha ….ça zbulimii ?!! Pse mo ça prisnit ju ,qe xhamijat ti ngrej Greku me Serbin ,apo pepinot e Italise ?!!

    • Jo mo c’ne. Thjesht te mos na cajne shume trapin Myslot, kur ju thone se jane mbetjet Otomane ne Ballkan. Ta pranojne se nuk ka gje te keqe ketu. Ne Ballkan me pare ishin kishat,pastaj erdhen xhamiat. Jo per gje, por eshte ofendim per fjalen AUTOCHTONOUS, identiteti Turk i fshehur pas flamurit Bizantin dykreresh, dhe Ilirise se lashte.

  • Keni haruar amerikanizimin e Bill klintonit me i keq se Turku e muhexhajdinet arabe?
    Injoranca i Ka ngrit Monument Ktij klyshi?

  • Si ka mundësi që se kuptoni!zakonisht çdo popull adapton nji fé simbas dëshires. E pa besueshme spsh feja islame të cilën populli Shqiptarë nuk e mori me dëshiren e tyre por:me dhunë gjithnji predikon urrejtje ndaj atij që nuk është i brsimit islam. Duhet pa tjetër populli Shqiptarë ti kthejë shpinën arabis saudite e turqisë,të vazhdojmë me Evropën dhe popullin e civilizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *