Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, theksoi përgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë për të promovuar paqen, në 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. “Pikërisht ne, ndoshta më shumë se të tjerët, duhet të marrim përgjegjësinë për të ruajtur paqen”, tha kreu i diplomacisë gjermane në një fjalim përballë Parlamentit në Berlin.
Steinmeier u shfaq thellësisht mirënjohës ndaj vendeve si SHBA, Rusia, dhe Polonia që lanë pas plagët e shkaktuara nga nacional-socializmi për të ndihmuar Gjermaninë e mundur. “Gjithmonë do t’u shtrëngojmë dorën atyre që na e shtrinë”. Lufta e Dytë Botërore mbërriti në fundin e saj në kryeqytetin gjerman pothuajse një javë para kapitullimit të ushtrisë gjermane, më 8 maj të 1945.
Nga ana e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë për bashkatdhetarët e saj se nuk duhet të harrojnë vuajtjet e shkaktuara ndaj kontinentit nga vendi i tyre. Kreu i qeverisë theksoi dhe rëndësinë e udhëtimit të saj në Rusi për të nderuar më 10 maj kujtimin e të rënëve në atë vend.
“Aktualisht kemi diferenca të thella me Rusinë për atë që po ndodh në Ukrainë. Megjithatë për mua është shumë e rëndësishme të vendosim së bashku me presidentin rus një kurorë me lule në monumentin e Ushtarit të Panjohur për të kujtuar miliona të vdekurit që shkaktoi Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lufta e Dytë Botërore e filluar nga Gjermania nën drejtimin e Adolf Hitlerit la në 6 vjet (1939- 1945) më shumë se 19 milionë ushtarë dhe pothuajse 15 milionë civilë të vrarë, mes tyre edhe 20 milionë rusë. Për më tepër, 9 milionë njerëz vdiqën në kampet e përqendrimit, mes tyre 6 milionë hebrenj. /DITA

Propagandë Zionisto – Komuniste
Lexoni David Irving – The Destruction of Dresden dhe librat e tjerë të tij !
cfare do te thuash me kete se nuk po e marr vesh. Edhe une mund te te them lexo Lizen ne Boten e Cudirave. Ke vete ndonje mesazh per te dhene apo jo?