Qeveria gjermane në mbështetje të ‘Ballkanit të Hapur’: Çdo bashkëpunim rajonal është i dobishëm

Ornela

Gjermania ka dalë në mbështetje të iniciativës “Ballkani i Hapur”. Qeveria gjermane është prononcuar për gazetën Ekspres duke thënë sse çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm dhe e rëndësishme është të jetë gjithpërfshirëse.

“Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”, ka zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Qeveria gjermane inkurajon vendet e Ballkanit Perëndimor për të finalizuar katër marrëveshjet.

“Krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e riafirmuan angazhimin për këtë projekt historik në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit më 5 korrik. Detyra urgjente tani është të finalizohen negociatat e katër marrëveshjeve për lirinë e udhëtimit me kartat e identitetit, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendit të tretë dhe njohjen e kualifikimeve akademike e profesionale.

Siç nënvizoi kancelarja gjermane, Merkel, gjatë konferencës së shtypit pas Samitit të Procesit të Berlinit më 5 korrik, përpjekjet duhet të ridyzohen për ta arritur këtë hap të rëndësishëm përpara deri në samitin BE – Ballkan Perëndimor më 6 tetor”, ka shtuar zëdhënësi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, si duket janë duke e shtyrë përpara iniciativën e tyre të “Minishengenit”, të riemëruar tashmë si “Open Balkan”. Nismat për bashkëpunim rajonal po i përkrahin shtetet e fuqishme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Cfare qenka Ballkani i Hapur, kur Serbia NUK E NJEH SI SHTET TE PAVARUR KOSOVEN?
    Pse nuk jane bere qe me pare transparente te dhena bindese se ky Ballkan qenka me i mire se sa sot?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *