Qeveria greke po vlerëson mundësinë për të depozituar në Kombet e Bashkuara koordinatat e kufijve të jashtëm të shelfit kontinental grek dhe zonave ekonomike ekskluzive (EEZ), të përcaktuara në mënyrë të njëanshme dhe sipas gazetës “To Vima”, kjo mund të bëhet në muajt e parë të vitit 2013.
Gazeta raporton se ideja e shpalljes së njëanshme, që mbështetet edhe nga kryeministri Andonis Samaras, mund të shkaktojë episod të nxehtë me Turqinë dhe reagime nga vendet e tjera fqinje, cituar nga Express në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, Agjencia ka përfunduar punën e saj dhe diskutimet vazhdojnë në departamentet përkatëse të ministrisë së Jashtme për trajtimin juridik të kësaj nisme dhe depozitimin e saj në OKB, megjithatë ka kundërshtime për koordinatat e depozitave, pasi ekziston frika në lidhje me kolapsin e bisedimeve me Turqinë, ndërsa reagojnë edhe vendet e treta, që janë kundër veprimeve të njëanshme. Greqia do ta marrë këtë vendim pa përfillur dhe Shqipërinë, pasi marrëveshja e vitit 2009 mbi zonat ekonomike ekskluzive mes dy vendeve, u shpall e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Lajmi, ku shteti grek vendos vetë edhe për ne për kufijtë tanë, duket nuk i ka kilikosur dot mediat e qeverisë. Aktivisti Andi Kananaj komenton në Twitter se “Greqia po çon në OKB çështjen e kufijve, territor ky që përmban naftë sa 3 herë borxhi grek. Por për TV Klan lajmi nuk vlente sa sherri me thika në Ersekë”.
RDK thekson se ideja e tyre daton disa muaj më parë dhe se propozimi për Qeveri teknike ishte kundërshtuar nga vetë lideri i LSDM, Branko Cërvenkovski në periudhën e bashkëpunimit midis LSDM dhe PDSH.
Bashkësia ndërkombëtare po ndjek zhvillimet në Maqedoni, duke apeluar për uljen e tensioneve dhe kontradiktave midis forcave politike dhe zgjidhjen e tyre përmes dialogut politik dhe rrugës demokratike. (INA)