Qeveria shqiptare synon të mbyllë deri në 31 maj tenderin me vlerë 20 milionë euro për dixhitalizimin e shërbimeve radio dhe televizive në vend. Gara do të organizohet nga ministri i Inovacionit, Genc Pollo, dhe do të zhvillohet në 17 maj, për t’u përmbyllur në ditën e fundit të këtij muaji. Sipas gazetës Shqiptarja.com, dokumentet janë përgatitur të premten, 12 prill 2013, dhe ndryshe nga afatet që përcakton ligji për prokurimet publike, ditën e tenderit do të shpallet edhe fituesi dhe kjo vetëm katër ditë pas dorëzimit të ofertave. Më tej, nuk do të ketë kohë për rivlerësime apo për ankesa dhe 14 ditë më pas, brenda ditës, do të negociohet dhe njëkohësisht do të nënshkruhet kontrata.
Procedurat e përshpejtuara flasin për një fitues të paracaktuar. Si garanci oferte kërkohet vetëm 3 për qind e vlerës së ofertës, që, duke marrë parasysh shifrën minimale, është vetëm 600 mijë euro.
Ndërkohë, edhe garancia e kontratës është mjaft e ulët: 10 për qind e shumës, ndryshe 2 milionë euro. Vlen për t’u kujtuar këtu rasti i Albpetrolit, shifrat përkatëse ishin 10 dhe 20 për qind, pra me kërkesë dyfish më të lartë.
Shqiptarja.com u referohet burimeve të saj, sipas të cilave, një ndër emrat e përfolur si fitues mund të jetë Bashkim Ulaj, përfituesi i tenderëve më voluminozë të infrastrukturës rrugore dhe personi të cilit Ministria e Financave i paguan më rregullisht se të tjerëve faturat për punën e kryer.
Një emër tjetër i mundshëm përflitet edhe ai i pronarit të TV Klan dhe gazetës “Koha Jonë”, Aleksandër Frangaj.
Genc Pollo para se te beje tenderin, te gjeje nuse se i mbaroi kyci d….. Minister Inovacioni nuk kane shtete nga 20 – 30 milion e me siper qytetare kemi ne si ndryshku Genc K…