Qeveria ‘Rama 2’ ka vendosur të mos kursehet sa i përket mbështetjes financiare për njerëzit e Vetingut.
Sipas një projektvendimi të përgatitur nga Parlamenti dhe qeveria, nëpunësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të përfitojë një shtesë mujore mbi pagën, me vlerë nga 100 mijë deri në 200 mijë lekë të vjetra. Këtu nuk përfshihen anëtarët e trupave gjykuese, të cilët trajtohen veç financiarisht.
Gjithashtu, sipas projektit, nëpunësit në pozicionet që lidhen me procesin e informatizimit të administratës publike përfitojnë shtesë për natyrë të veçantë punë mbi pagën mujore sipas kushteve të përcaktuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e nëpunësve civile.
Për kategori të ndryshme të administratës publike, sipas natyrës së veçantë punës, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar shtesa mujore përveç pagës në masën 40 deri në 300 mijë lekë.
Gjithashtu, projektvendimi parashikon që nëpunësit në pozicionet specialist arkivi, përfitojnë shtesë për kushte të vështira e të dëmshme për shëndetin sipas përcaktimeve të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e nëpunësve civilë.
Siç shkruan shqiptarja.com, projektvendimi pritet të miratohet në seancën e ardhme plenare. Projektvendimi vjen pas një kërkese të firmosur nga kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa (Bungo), për shtesa mbi pagë për administratën e Vetingut si dhe për shtimin e numrit të punonjësve. Kërkesa për numrin e punonjësve është pranuar pjesërisht nga Komisioni i Ligjeve, por megjithatë pritet vendimi përfundimtar i Parlamentit.
Paga reale bruto e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit më të rëndësishëm të Vetingut, është 395,376 lekë, ndërsa paga neto është 305.400 lekë në muaj. Paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 372,661 lekë në muaj, ndërsa paga neto është 288.296 lekë në muaj.
Në fund të vitit 2017, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë shpërblyer me nga 1 milionë lekë të vjetra secili. Anëtarët e Vetingut dhe fëmijët gëzojnë edhe mbrojtje të veçantë.
Ligji parashikon se, anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, personat e lidhur me ta, personeli i institucioneve të rivlerësimit, si dhe personeli mbështetës i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gëzojnë të drejtën për mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e veçantë.
o.j/dita

SIGURISHT QE DO TI SHPERBLENI, PASI PO BEJNE ÇFARE JU DO TRAPI JUVE!!! KURSE POPULLI PO NGORDH PER BUKE!!! MIRE TI BEHET!!!