Qeveria ka marrë një vendim për operatorët telefonikë prezentë, të cilëve u hap rrugën të marrin licensa të reja. Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë datë 9 korrik.
Në mbledhjen e qeverisë u vendos që dokumenti “Rregullat e zhvillimit të tenderit publik për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencave”, të shfuqizohet. Me zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministri i Shtetit për Inovacionin. Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.
Pika 4.4 e vendimit të mëparshëm të qeverisë “Berisha” më 10.09.2008 përjashton cdo operator ekzistues që të marrë licenca të reja.
Kështu, një nga 4 operatorët telefonikë që operojnë në Shqipëri , apo ortakë të tyre mund të hyjnë në garë për të rritur prezencën pa asnjë kufizim.

Asht 20 milion euro licenca. Pse jo.