Qeveria i jep Partizanit terrenin 37 mijë metra katrorë

redaktor

Pas shumë peripecish duket se dhe Partizani do të ketë më në fund shtëpinë e tij të re.

Ekzekutivi shqiptar ka vendosur t’i japë një prej klubeve më të rëndësishëm në vend një terren për të ndërtuar kompleksin e tij.

Vendimi është marrë në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave të mërkurën e kaluar në datën 9 mars dhe është zbardhur dhe në faqen zyrtare të qeverisë, “Kryeministria.al” në të cilin thuhet se Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro kontrata, me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes që i jep Shoqërisë Partizani me qira për 99 vjet 37 mijë metra katrorë.

Terreni në fjalë aktualisht është një Repart Ushtarak në rrugën Myslym Keta në Tiranë dhe në të përfshihen 5164.72 metra katrorë sipërfaqe ndërtimore dhe 31 835.28 metra katrorë sipërfaqe funksionale.

Në këtë mënyrë hidhet një hap i rëndësishëm konkret duke i dhënë rrugë projektit për ndërtimin e një Kompleksi të Klubit Partizani që funksionon si Shoqëri Aksionere në pronësi të Presidentit aktual Gazment Demi.

Klubi ka bërë të ditur më parë se synon të ndërtojë një kompleks bashkëkohor dhe modern me të gjitha komoditete duke studiuar madje dhe mundësinë e një fushe me parametrat për t’u luajtur ndeshjet zyrtare.

Share This Article
2 Comments
  • Ate qe u grabiti Salehi e krrigjoi Rama, Partizani si nje super klub mori ate qe meritonte. Futbolli u Ringjall, Demat e Kuq i japin jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *