Kryeministri Rama ka zbuluar se i është dërguar kërkesë Komisionit Teknik të ekspertëve për pandeminë që të rishikojnë orën policore.
Gjatë një bisede me kryeministrin, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se qytetarët e Elbasanit i kanë kërkuar që ora policore të shtyhet deri në orën 21:00 ose 22:00 duke marrë parasysh edhe nisjen e muajit të Ramazanit.
Rama tha se Komitetit i është dërguar një kërkesë për shtyrjen e orës policore dhe pritet përgjigjja e tyre por shtoi se ekspertët “janë shumë të shqetësuar”.
Dy ditë më parë, Komiteti i Ekspertëve vendosi të lërë në fuqi masat ekzistuese anti-COVID përfshi edhe ndalimin e lëvizjes pas orës 20:00.
m.m/ dita

Bashkesite fetare jane vatra te perhapjes se virusit. Shume vende myslymane kane reduktuar ritet e Ramazanit dhe ne duhet te ndjekim shembullin e tyre.
Ore policore eshte nje fjale e shpifur dhe pa kuptim . Nuk eshte perdorur kurre me pare tek ne . Behet fjale per ndalimin e levizjes ne nje orar te caktuar qe mesa duket nuk funksionon . Keto fjale shpiken per te maskuar problemin e vertete : Lokalet jane plot me mosha te reja dhe muzike .
E gjithe Europa vazhdon te jete e e “izoluar” dhe me orare shume strikte,te levizjes dhe funksionimit te bizneseve ne sherbim te publikut.Nuk ka asnje aresye logjike qe kjo te ndryshoje per muajin e Ramazanit.Bile duhet ndaluar edhe frekuentimi dhe falja ne xhami,si burim i sigurte infeksioni ! Nuk jemi as ne Iran dhe as ne Afganistan ! Qytetari