Shkrihet Akademia e Shkencave, Rama: Kërkimi Shkencor në Universitet

DITA Online

Kryeministri Edi Rama, pas debateve të shumta mbi Akademinë e Shkencave ka deklaruar se ky institucion do të shkrihet dhe se qeveria nuk do të japi më financime për “një nëndetëse që kalbet në rërë”.

“Nuk do ta financojmë më Akademinë e Shkencave. Ka një keqkuptim të madh pasi është ngritur në hava një akuzë se po i japim dërmën studimeve albanologjike, jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë Rama i cili ka shtuar se Qendra e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë të financohet ashtu si është financuar edhe më parë.

“Në kushtet e reja Akademia Sovjetike e Shkencave do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk diktohet nga shteti. Paratë e shpenzuara kot për rroga dhe shpenzime të pajustifikuara për të tundur flamurin sovjetik mbi çatinë e Akademisë së Shkencave edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit, do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet”, deklaroi Rama.

Sipas asaj që tha kryeministri një fond  më së shumtë se gjysmë milioni dollarë, do të menaxhohet nga Ministria e Arsimit dhe do të përdoret për bibliotekat shkencore.

“Do të financojmë kurset e anglishtes në bibliotekat e Universiteteve për t’i dhënë mundësi pedagogëve dhe studentëve që të marrin kurse anglishteje falas për të përmirësuar gjuhën angleze”, përfundoi kryeministri Rama.

Pas deklaratës së kryeministrit Akademia thirri një mbledhje urgjente.

Mbledhja do të mbahet më datë 31 tetor 2017 ora 12.00  në sallën “Aleks Buda” dhe është kërkuar nga një grup akademikësh.

Njoftimi:

Mbështetur nevojës që ka situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor në vend, për shqyrtim, analizim, dhënie mendimesh dhe rrugëzgjidhjesh nga Asambleja e akademikëve si organi më i lartë drejtues i saj; e posaçërisht ardhmëria institucionale e Akademisë së Shkencave pas njoftimeve në media për mos alokimin e mbështetjes buxhetore për vitin 2018; me kërkesë të një grupi akademikësh dhe me aprovimin e Këshillit ekzekutiv dhe të Kryesisë së ASH-së ju propozojmë:

Rendi i Ditës

1- Situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor në vend, e posaçërisht, ardhmëria institucionale e Akademisë së Shkencave. Diskutime dhe dhënie mendimesh.

2- Deklaratë e Asamblesë së Akademisë së Shkencave.

(Diskutimet të përgatiten me shkrim. Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme. Në mbledhje janë të ftuar të gjithë anëtarët e asamblesë, akademikët me status mbi 75 vjeç dhe përfaqësuesit e Akademisë së të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave).

Kryesia e Akademisë së Shkencave

Share This Article
7 Comments
  • Bravo Rama! Keta horra boll livadhisen duke u jargavitur pas politikes. Edhe nje gje tjeter: Amerika s’ka akademi, por ka shkencetare. Ne si komb kemi dy akademi por kemi zagare qe vetem pune shkencore s’kane bere.

  • foli dhe prodhimi me hatër i institutit të lartë të arteve të shqipërisë komuniste,pedagogu gjeni i asaj kohe ediiiiiii raaaaamaaaaa!!

  • Mire e ka bere. Ky eshte vendim koherent dhe i vlefshem. Nuk do te ishte keq ta shtrinte kete aksion edhe ne fusha te tjera ku sektori publik po mbytet nga parazitizmi.

  • Shpenzim racional i parave, shkri Akademine e Shkencave qe studentet dhe pedagoget e Universitetit te permiresojne anglishten falas?!?

    Edvin Kristaq Rama arrin nje kulm tjeter budallalleku. Po cfare do te presesh nga nje njeri qe nuk kupton thysat?

  • ANALIZE : Institucioni i sotëm i Akademisë së Shkencave ka qenë institucion parazit dhe gjithmonë në bisht të problemeve të Shtetit e Shoqërisë Shqiptare.
    Për më tepër se 17 vite i ishte nën kontrollin e lobit grek. Një institucion që ka punu për 365 ditë të vitit kundër interesave të Shqipnisë.
    Vetëm se studimet e mia ishin origjinale dhe nisur nga fakti se i përkisja komunitetit katolik të pëndjekur të Shkodrës nuk pranuan ti njihnin ato. Pranuan të shkonin punët deri në shkrirjen e sajë e punimet nuk i pranuan se nuk i pranuan.
    Nuk ka qenë vetëm rasti i im, por kjo ka qenë praktikë e punës së këtij instittucioni edhe për shkëncëtarë të tjerë shqiptarë.
    E kuptoj fare mirë se z. êdi Rama nuk ka patur asnjë rrugë tjetër për tu marrë vesh me to. Para 1 muaji në kulmin e debateve për reformë Kryet. / Ak. z. Gudar Beqiraj ishte plot 30 ditë në Kampionatin e Peshëngritjes duke shoqruar ekipin Përfaqsues të Peshngritjes. As e kishte vënë ujin në zjarr për hartimin e reformave.
    Ma mië pa to se me ato njërëz hajdutë e të korruptuar deri në palcë.

  • Do te ishte mire sikur ky fond te shpenzohej ne fushen e historise e albanologjise, nepermjet hulumtimeve ne arkivat e Vatikanit; Venedikut; Stambollit; Londres; Vienes, Moskes, etj. Ne secilin prej ketyre kryeqyteteve te dergoheshin nga dy studiues, etj., etj.

  • Edhe ky ka ikur per lesh. Jo sovjetike, jo anglishte falas! Ku ta gjenje ta kishim akademine ne nivelin e akademive te dikurshme sovjetike, Por e keqja eshte se ajo u kthye ne nivelin e shkerdhatokracise se preferuar nga Rama. Ne rast se eshte e vertete ajo qe ka shkruajtur Stef Staku per Gudar Beqirajn kjo do ishte nje tragjedi. Te tilla gjera o Rama trapi nuk ngjsnin ne kohen e sovjetikeve, por ngjasin ne kohen tende te shkerdhatokracise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *