Rikthimi i vëmendjes tek Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, qarkulluar dhe ditët e fundit nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani duket se nuk është i rastësishëm. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se ky dikaster një muaj më parë i ka shtrirë dorën Bankës Botërore, duke i kërkuar jo pak por 200 milionë euro për të shpëtuar financat shqiptare. Edhe pse kjo nuk është pranuar gjer tani nga përfaqësuesit e qeverisë aktuale, treguesit dhe burimet e gazetës e konfirmojnë një fakt të tillë.
Do të jetë mesi i muajit korrik kur përfaqësues të FMN dhe Bankës Botërore do të shfaqen në Shqipëri. Dhe ardhja e tyre nuk është e rastësishme, por vjen si shkak i kërkesës së bërë nga qeveria që po e lë detyrën e saj që para zgjedhjeve të 23 qershorit dhe faktit që opozita e deri djeshme nuk e kishte përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me faktorët e huaj monetar. Ardhja e tyre në vendin tonë do të bëhet për të parë në mënyrë reale atë cfarë ka ndodhur me financat shqiptare dhe nëse do e gjykojnë të akordojnë kredi me interesa të buta në shumën e kërkuar, më pak apo më shumë. E gjitha kjo është një dëshmi e qartë e gropës fiskale që po kalon vendi ynë dhe një rrisk e një reagim i shpejtë që duhet për financat shqiptare. Duhet patur parasysh këtu fakti që vetë Ministria e Financave e pranoi në një farë mënyre krizën e rëndë që po kalon buxheti i shtetit, referuar këtur të dhënave të publikuara për pesë muajt e parë të vitit 2012.
Vetëm gjatë 5-mujorit, referuar të dhënavë zyrtare të Ministrisë së Financave , huamarrja e brendshme arriti në 22.9 miliardë lekë, nga 19.7 miliardë lekë që ishte planifikuar, ndërsa huamarrja e huaj arriti në 6.5 miliardë lekë, nga 5.6 miliardë lekë që ishte planifikuar. Borxhi për vitin 2012 llogaritet të ketë shkuar deri në 60. 2 për qind të GDP-së, kurse në këto pesë muajt e parë të këtij viti është mbi 62 përqind. Vetëm kaq, mjafton të shohim ku kanë përfunduar financat shqiptare, pa llogariatur këtu fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike e cila u bë me taksat e shqiptarëve, bilance ta pazbardhura ende. Këto zhvillime ekonomike të rënda për vendin, duket se kanë cuar në këtë kërkesë të qeverisë që lë detyrën e saj në shtator dhe sollën në vëmendje nëpërmjet Fullanit rikthimin e FMN-së, i cili u shpreh qartësisht se në fillim të korrikut do vijë një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që do të nisë misionin për të vlerësuar ecurinë ekonomike të deritanishme të vendit dhe masat që duhen marrë, ku parashikohet edhe një vendosje e tavanit të borxhit për të pasur një disiplinë fiskale dhe për të qenë më transparentë, në mënyrë që aktorët e tregut të veprojmë në mënyrë konkurrente.
“Divorci” që qeveria Berisha bëri nga FMN
Marrëdhëniet e qeverive shqiptare me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar janë të hershme, por që në një farë mënyre u “ngrinë” nga qeveria Berisha. Ishte fundi i vitit 2008 koha kur qeveria shqiptare vendosi të mos vijonte këtë bashkëpunim standard me FMN me idenë se vendi tashmë ishte një stad më lart në zhvillimin e tij dhe nuk kishte nevojë për programet 3-vjeçare të fondit të reduktimit të varfërisë dhe rritjes ekonomike, ose siç njihej ndryshe PRGF, një fond që ishte konceptuar për vendet e varfëra. Që nga ajo periudhë e deri më sot marrëdhëniet e Shqipërisë me këtë institucion të rëndësishëm financiar jans përqendruar kryesisht në konsultime, të cilat janë në të njëjtën kohë edhe pjesë e punës monitoruese që kryen FMN. Por faktet dëshmojnë që ne jo vetëm kemi mbetur një vend i varfër, por vec krizës ekonomike globale ne po kalojmë një krizë të rëndë të keq menaxhimit të financave bërë që kryesisht pas vitit 2008. Bashkëpunimi i Shqipërisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar i ka fillesat në tetor të vitit 1991 me synimin e zbatimit të një strategjie për zhvillimin ekonomik, duke siguruar kalimin, nga një ekonomi të planifikuar drejt një ekonomie tregu. Shtrirja e dorës nga qeverija e para 23 qershorit dhe nevoja për para të marra nga institucionet e huaja financiare, duket se është një rikthim në pikën zero të ekonomisë sonë, tamam si në mosdijen fiskale të vitit 1991. Por do ti mbetet qeverisë së re e gjithë barra se si do të operojë me ndihmën që mund të afrojnë ndërkombëtarët në rrafshin ekonomik, pasi dhe pse përfaqësuesit e FMN-së do të jenë në mesin e korrikut në vendin tonë, do të jetë muaji shtator përcaktues nëse do të japin ndihmë për Shqipërinë ose jo.

Se pari zhdukeni kete fshatar te reformuar ne qytetin e Tiranes!
Se dyti Fullani duhet te filloj nga reforma,se borxh esht kollaj te futesh,por sa duhet tu kthesh kesaj banke,kur marim parasysh Argjentinen dikur?
Se treti vleren e Lekut kundrejt monedhave te tjera,qe tua lesh miljonat ne der te hanit!
Kjo do te ishte vertet politike,ku gjithnje milionat pergjysmohen dhe Socializohet kapitali i humbur!
Dhe jo vetem Argjentina, kemi shembuj me te afert dhe me te fresket, kemi GREQINE ketu ngjitur nesh, mua personalisht e gjithe kjo gjendje me kujton kohen kur Greqia ishte nje hap para Krizes.
Uroj qe te dal genjeshtar
Duhet bere gjendja e buxhetit. Ridvani per shperdorimet duhet te cohet para pergjegjesise. Sa per Fullanin, eshte po aq pergjegjes sa edhe Qeveria. Duhet te largohet urgjentesisht dhe te reformohet Banka e Shqiperise.
Pergjegjesi kryesor per gjendjen financiare eshte Ridvani, ministri i piramidave te 1997. Para gjyqit per gjendjen e krijuar i pari te çohet ky.
I dyti eshte Fullani qe e beri thesarin e shtetit si hani pa dyer e pa zot, ku bente si t’i donte qejfi berishes dhe Fullaneshes.
I treti per nga budallalleku financiar te pergjigjet berisha.
Dhe pergjegjesia te shkoje deri tek drejtorat poshte ne rrethe dhe doganieret qe kane vjedhur parat e popullit.
Vota plebishitare ishte kryesisht per kete aresye, qe te ndeshkonte politikisht qeverine, por edhe ligjerisht para gjyqit hajdutet,vresesit, abuzuesit , nga ana e shtetit qe do ndertohet pas 23 Qershorit. Tu merren parat e vjedhura per tia kthyer shtetit e popullit.
Ne se nuk behet kjo, nuk do te mbledhe bythen politika dhe nuk do te kete qetesi dhe drejtesi ne popull.
Te lexohet mire vota !