Është lënë në duart e qeverisë në Itali çështja se sa duhet të zgjasë drita portokalli tek një semafor. Sepse vetë italianët nuk dinë të vendosin nëse duhet të zgjasë më shumë apo më pak. Por policia rrugore ka reaguar menjëherë se sado që të zgjasë të gjithë duhet të presin dritën jeshile dhe të ndalojnë tek e kuqja përndryshe masat do të jenë ekstreme. Vetë kodi rrugor italian nuk e ka të qartësuar se sa sekonda duhet zgjasë drita portokalli duke i lënë çdo komune që të vendosë vetë për kohëzgjatjen. Falë teknikës më të fundit së policisë me aparatet fotografikë nëpër semaforë, çdo shofer që kalon me të kuqe ose duke u ndezur e kuqja paguan një gjobë prej 170 eurosh, ja pse është kaq e rëndësishme të vendoset një kohë e mjaftueshmë për hapësirën mes jeshiles dhe të kuqes.
