Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ofruar bilancin e Task Forcës antikorrupsion të qeverisë për dy muajt e fundit.
Sipas shifrave të dhënë prej saj, janë rekomanduar 172 masa disiplinore prej të cilave 28 largime nga detyra.
“Vetëm për periudhën maj-qershor 2018, Task Forca antikorrupsion u ka rekomanduar ministrave dhe drejtorëve të përgjithshëm 172 masa disiplinore prej të cilave 28 largime nga detyra.
Largimet nga detyra përfshijnë një numër të lartë punonjësish dhe një sërë drejtuesish të lartë të zyrave rajonale të Hipotekës, Aluiznit, Tatimeve, AKU, Inspektorateve, drejtorive bujqësore etj.
Nga kontrollet e ushtruara nga task forca anti-korrupsion janë depozituar në organin e prokurorisë tre kallëzime penale për 6 drejtues të niveleve të ndryshme të administratës”, tha Gjonaj.
a.s/dita

Cfare masash keni marre per korupsionin ne Burgje Znj.Ministre, ne portalin antikorupsion kane shkruar shume persona, asnje pergjigje s’ka marre askush.Nejse, Zoti qoft me ju, ai ju meshiroft, hakat e popullit do ju zene nje dite.
TI te bind me argumenta moj cupe
rrespekt per z.Ministre
qe po ben gjithcka per ta transformuar administraten
ne nji form te thjeshtuar ,e cfryr administartet e tepert
dhe bere ate me funxionale .