Qeveria ka çelësat e kashtës

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Përshëndetje Dita! Ju e dini se ky vend është i molepsur nga korrupsioni dhe i paralizuar nga sistemi i drejtësisë, ndërsa në kryeartikullin e datës 6, si për të larguar vëmendjen nga problemet më kryesore, hapni një debat të ri. Nuk dua të shfajësoj qeverinë dhe ministrat, por ç’mund të bëjë më shume një Angjel apo një Malaj në vend të Canit, kur jo ata, por e gjithë qeveria as çelësat e kashtës nuk i ka? Kur as paratë e saj (buxhetit) të vjedhura ashiqare nuk ia merr dot hajdutit? Kur një Llalla-lla fle mbi dosjet e mykura dhe minjtë hedhin valle? Kur Parlamenti nuk guxon të ushtrojë kompetencat e veta për ndryshime thelbësore në sistem? Dua të them se problemet janë shumë më të mëdha e të thella se sa e disa ministrave, që ju i dini më mirë. Për sa i përket qeverisjes, unë do t’i këshilloja të merren më shumë me prodhimin se sa me qarkullimin e mallrave. Nga Gaqe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *