Kryeministri Berisha kërkon zyrtarisht kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës në Shqipëri. Mediat turke raportojnë se kërkesa i është paraqitur ministrit turk të mbrojtjes gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë. Sipas mediave turke, Ismet Yilmaz e ka marrë në konsideratë kërkesën e palës shqiptare. Gazetat turke “Hurriyet”, “Haber”, “TurkTime”, “Egedesonsoz.com” e kanë cilësuar kërkesën si “kërkesa tronditëse e shqiptarëve”, duke e komentuar si një mënyrë të Berishës për të përfituar votat e shqiptarëve nacionalistë.
Për herë të parë, ideja e kthimit të kokës së Ali Pashës në Shqipëri u hodh nga Berisha në një nga mbledhjet e Komitetit të Festimeve të 100-vjetorit.
