Sot në Komisionin e Ekonomisë është thirrur për t’u dëgjuar Arben Malaj, për të cilin qeveria i kërkoi Kuvendit pezullimin nga detyra me arsyetimin se ka thyer kodin e etikës si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Malaj në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si sulltan, ndërsa paralajmëroi se çështjen do e dërgojë në Strasburg.
Debatet te Komisioni i Ekonomisë
Arben Malaj: Propozimi për shkarkim vjen nga Kryeministri, dhe këtu ka një ngërç institucional. Këtu ka dy firma e Kryeministrit dhe e Këshillit të ministrave. Më shpjegoni procedurën. Kanë sjell njoftim që nuk do të vijnë asnjë përfaqësues i këshillit të ministrave. Çështjen do e çoj në Strasburg, dhe ata nuk vijnë ne një seancë publike. Këtu duhet të jetë patjetër përfaqësuesi i qeverisë. Jam anëtar i Këshillit Mbikqyrës së BSH. Të vij një përfaqësues ta mbrojë këtë propozim. Nuk dua të vijë Rama këtu, të vij dikush tjetër, sepse unë do e çoj në Strasburg.
Arben Ahmetaj: Këshilli Ministrave nuk ka dërguar.
Arben Malaj: Unë kujt t’iá bëjë pyetjet për këtë propozim? Unë nuk i kam këto argumente. Unë kërkoj audiot e regjistruara ku është shkelje.
Avokati Jordan Daci: A mund të na thoni kush është kërkuesi i shkarkimit nga pikëpamja procedurale.
Arben Ahmetaj: Është një grup deputetësh.
Avokati Jordan Daci: Ne kemi dyshime në anën procedurale, referuar rregullores së kuvendit, kërkoj që para se të filloj shqyrtimi, duhen dokumentet me argumentet, pasi gjykojmë se ka parregullsi procedurale.
Arben Malaj: Jeni në përplasje kompetencash dhe procedurash. Ju nuk keni shqyrtuar kërkesën e deputetëve. Shumë më kanë mbështetur jo për një karrige pasi do të marr shumë të tjera. Vrasja e fjalës së lirë ka krijuar kriza sociale të mëdha. Parandalimi i krizave nuk vjen nga heshtja. Duke u përballur me 28 deputetë dhe me sulltanin (Rama) i kam shërbyer me dashuri dhe integritet maksimal. Libri ekonomiksi i zhvillimit, është udha ime. Akuzohem se nuk kam qenë në media për gjendjen ekonomike. Nuk ka muaj që nuk kam dhënë deklarata për politikat fiskale. (Malaj sjellë në komision të gjitha daljet e tij në media të përmbledhura). Prezenca ime publike ka qenë maksimale, si për politikat monetare ashtu edhe për ato fiskale.
o.j/dita

Hajde o Z Malaj , prap , si gjithmone do paguajme ne idiotet popull me taksat tona ,per fain e politikareve tane te pa pergjegjshem ,qe nuk pjerdhin fare per kokpalaret .
Tamam si per ceshtjen e pronave ,qe keta anti prone te Katovices i kane vene nje shtese ne “ISH “pronare .
Si nuk te ndihmuan as ata te tute , te keshillit te bankes ,tashti i drejohes Stasburgut per ndihme;po pastaj?
Je i papare, je njeshi.
Bravo per qendrimin dinjitoz..
Po more fshatar moterqirë se me ndyrësira si ju do merret Strasburgu.