Qeveria krijon policinë e saj private, ja si do të funksionojë

Bora Basholli

Ministria e Brendshme tashmë do të ofrojë dhe shërbime policore kundrejt pagesës.

Qeveria këtë të enjte ka miratuar vendimin për të krijuar Shoqërinë “Illyrian Guard”, e cila do të jetë me kapital 100% shtetëror.

Kjo shoqëri sipas vendimit të qeverisë do të regjistrohet në QKR dhe do të ofrojë shërbime të ruajtjes fizike dhe juridike, publik dhe privat.

Pra tashmë kush kërkon ruajtje për objektet apo fizike mund ta marrë këtë shërbim edhe nga shteti, kundrejt pagesës.

Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.

Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 (njëqind) % të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., është Ministria e Brendshme.

Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj, në zbatim të kompetencave që i njihen kësaj të fundit sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore”, thuhet në VKM.

VKM e miratuar nga Qeveria

KRIJIMIN E SHOQËRISË “ILLYRIAN GUARD”, SH.A., DHE PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT PUBLIK, QË PËRFAQËSON SHTETIN SI PRONAR TË AKSIONEVE TË KËSAJ SHOQËRIE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Krijimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a., me kapital 100 (njëqind) % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë.
  2. Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., themelohet, organizohet dhe funksionon si shoqëri aksionare, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.
  3. Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.
  4. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 (njëqind) % të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., është Ministria e Brendshme.
  5. Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.
  6. Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj, në zbatim të kompetencave që i njihen kësaj të fundit sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore.
    7. Mënyra e përllogaritjes së tarifave të shërbimeve specifike, që u ofrohen subjekteve publike, përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
  7. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ministria e Brendshme transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
  8. Ministri i Brendshëm, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndjek procedurat e nevojshme për:
  9. a) themelimin e miratimin e statutit të shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a.;
    b) regjistrimin e shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
  10. Të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen, me kërkesë, kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike.
  11. Nëse kjo shoqëri merr vendim për pamundësinë e ofrimit të shërbimit të kërkuar, institucionet dhe subjektet publike mund ta sigurojnë këtë shërbim në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.
  12. Ministria e Brendshme i siguron shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., nga inventari i saj i pronave publike, mjediset e punës të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë.
  13. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Kryeministri Edi Rama

b.b/dita

Share This Article
8 Comments
  • nuk e kuptoj….policia krijon sherbim privat? po kjo sikur paguhet me leket e popullit? pra fitimet te kujt do te jene? pra shkurt muhabeti shpenzimet jane tonat fitimet te tyre…sa te mençem qe jane?

    • pse habitesh…….PO BEJME SHTET….
      pasi gati gjitha atributete shtetit I dhame koncesione per per ortaket…mbetet te bejme dhe ndonje Ministri Private

  • Kjo eshte nje polici qe vetefinancohet, eshte ne te mire te shpenzimeve publike, me sa kuptoj une.

  • Kjo eshte nje polici “private” ,por president eshte shteti. Efektivi do te mbahet me te ardhurat e derdhura ne arken e Ministrise se Brendeshme nga subjektet private. Shkrtimisht: policite private te deri tanishme ,ku vetem hapin e mbyllin deren,jane drejt falimentimit. Mire bejne sepse punen e benin policet,leket i merte presidenti. Besoj se paga e ketyre policve nuk do te ndryshoje nga ajo e policise shteterore… Ky eshte nje mendim ,pasi vet kam punuar prej 5 vjetesh ne nje polici private. Nuk gezonim asnje te drejte. As leje te zakoneshme,as pushime ,por edhe as siguracione . Shyqyr zotit vet s’kisha nevoje per sigurime se i kisha plotesuar vitet e punes per te dale ne pension,por kishte plot te rinje qe nuk u njihej e drejta e sigurimeve ,ose cohej rroge minimale ,jo me shume se 8000 leke te reja…… Ishalla vihet ne rruge te mbare edhe per keta polic te firmave private…

  • Do ishte mirë që ato policitë private që janë një çarje karuci të bëhen 0 njeher….
    e dyta pse të mos propozohet dhe 1 Qiviri Private Illyrian Goverment.
    e 3 dhe nje Parlament….
    Tani populli injorant fodull Shqiptar e kam fjalën për bythelëpërësit që u shkojnë prapa Partive duhet të kuptojnë që Albania eshte akoma si gjatë periudhës moniste ku URDHËRI DYTË ANULLON TË PARIN….
    Ku debilat m.fuckerit ministra thonë….IDEJA E kryeministrit e bëri kryeminstei….siç thoshin….e bëri shoku Enver….!!!
    Pra prite kur dhe Gkermania të bëjë me VKM vari…k..n…mutit 1 ushtri Private…..hahahhahaha
    popull leshko se këto VKM janë që kur nesër duan të arrestojnë ndonjë VIP…..do thonë..jooooo se eshte në mbrojtje private….

      • Nonjaku
        unë do ta shkruaja kështu
        “Xhaxhi Edvin o xhaxhi Edvin
        I ke duret me shalqin
        Me shaqin edhe me hardhi
        Ti këtë popull në ….. e ..

  • ndoshta është një mënyrëe trashë e formulimit si “polici private”,ndoshta do të ishte më e saktë nëse do të thuhej se policia e shtetit do të ofrojë shërbim për persona privatë kundrejt pagesës!!
    pra qytetari do të paguaj nëse kërkon një shërbim të kualifikuar nga policia shtetrore që nuk është i përfshirë në statutin e saj ligjor!!që nuk është detyrë e saj publike!!
    psh një person ka nevojë për ruajtje fizike!!
    kjo mund të ndodhë në dy raste:
    -kur personi ndjehet i kërcënuar,bën një denoncim në gjykatë,gjykata e gjen të arsyeshëm dhe i cakton mbrojtje fizike!
    policia e mbron pa shpërblim!paguhet nga taksat tona!
    -kur personi ndjehet po ashtu i kërcënuar,nuk përfiton një vendim gjykate,ose kërkon mbrojtje private!
    atëherë policia kundrejt pagesës i ofron një mbrojtje sipas kërkesave të tij!!
    në rastin e dytë kemi një mënyrë për tu vetfinancuar!pra tërë “prodhimi”,kalon në llogari të policisë,shtetit!!
    kjo mund të zëvëndësojë policitë private që në shumicën e rasteve janë jo profesionale,pa pregatitjen e duhur juridike dhe policore!!
    lind pyetja,a ka kapacitet të tillë policia e shtetit??a do të vuajë shërbimi normal për llogari të atij të paguarit??a do të përdoret kjo metodë për të shtuar numrin e efektivave të policisë,për arsye propagandistike?rama ka hapur kaq vënde të reja pune!pra duke iu hequr personelin policive private ai jo vetëm merr fitimin,jo vetëm shton “përkrahësit e tij me pagesë”,por dhe ka një masë të madhe dhunuesish nëse i duhen një ditë!!!!
    ky ligji duket sa i thejshtë e aq i komplikuar në momentin e parë!!
    por po të shikohet me syrin e ngjarjeve politike që po zhvillohen në shqipëri!?
    del se mund të jetë shumë i rrezikshëm!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *