Erjon Luçi, deri më tani mbante postin e zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, por me vendim të këshilli të ministrave ai është liruar nga kjo detyrë.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
l.h/ dita

U poq edhe nje dardhe tjeter.
Nese te largon nga puna Edvin Escobar D’Rama,dy jan arsyet kryesore, je i ndershem ose ke ndonje grade shkencore ne Perendim.Ndersa “rilindasit” e larguar nga presioni i partnereve perendimore dhe te opozites,afro 350 persona deri tani,jan kriminele me 8 klase shumica,nga largimi te cileve D’Rama sëmuret,se i ka pikë te dobët.
PO aresyeja kush eshte ..?! P.S.-ja e kujt eshte ? Private ..?!
Si gjithnje rilindjotet dallohen per transparence me publikun, ashtu sic paten premtuar ne fushaten zgjedhore, apo e keni harruar shoke?
O shoke te Dites po per ate raportin konfidencial te policise italiane mbi shumefishimin e mbjedhjes se hashashit ne Shqiperi kohet e fundit, do te shkruani apo e mbani rezerve per ndonje koncesion apo leje ndertimi? Jepini se Bollino sapo e mori nje leje per pallat fale sherbimeve qe kreu si servil i pushtetit.