Qeveria miratoi sot vendimin për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për kryetarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha.
Vendimi përcakton 3 milionë lekë. Fondi për kurimin e problemeve shëndetësore të tij do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
VENDIMI I PLOTE
MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. FUAT VJERDHA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
- Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Fuat Vjerdha, në masën 3 000 000 (tre milionë) lekë.
- Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
- Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
- Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.
n.s. / dita

Edi Rama sikur tha qe sherbimi shendetesor ne shqiperi eshte falas.Ku qendron e verteta nga mashtrimi?Si do qofte Fuati ta kaloje me te lehta dhe sherim se shpejti.
Sherim te shpejte dhe nje urim qeverise per kete akt human,,,edhe per aktorin Ndricim Xhepa.
sidomos per kete qe liroi vrasesin e dyfishte te lezhes, qe
u be shkak qe djali i rritur jetim si pasoje e kesaj vrasje
te humbase llogjiken e te vrase vellane e vrasesit.
keta duan nje shiringe e te lajme duart me ta, jo
tu jape edroga para qe ta kete te shtruar rrogoz
me gjykatat
Se pari te shkuara,dhe se dyti qeveria e dhjere vepron me dy standarte,te gjithe jane te barabarte perpara ligjit,dhe duhet te trajtohen njesoj,kujtoj para dy muajsh nje fakir nga nuk trokiti per te birin per ta mjekuar jashte,se ketu ja kishin prere shpresat.Por asgjekundi nuk e afruan,del nje Spartak Braho,apo ky Ndricim Xhepa,apo edhe ky gjyqtari qe ka kripur djathin trajtohet me taksat tona,Nuk behet ai vend i mallkuar.
qe nga ty, i uron te mirat nje krimineli qe grabit parate
e njerezve duke ju dhuruar padrejtesine.
Klasa sunduese duhet të trajtohet më mirë se populli që paguan taksat për shërimin e tyre. Kryetar gjykate. I varfër. Gjynah. Qeveria mund ti kishte paguar nga xhepi i saj paret për shërimin e tij, por ka frikë se mos lëndon sedren e popullit bujar.