Qeveria gjen zgjidhjen për qentë e rrugës. Me një vendim të një dite më parë, qeveria shqiptare ka përcaktuar mënyrën se si duhet vepruar me kafshët e rrugës si qentë dhe macet. Në vendim autorizohen njësitë vendore të identifikojnë dhe organizojnë sterilizimin e këtyre kafshëve, në mënyrë që të parandalohet rreziku i përhapjes së sëmundjeve. Qeveria ka përcaktuar edhe rastet kur këto kafshë eliminohen. “Njësitë e qeverisjes vendore kryejnë eliminimin e qenve dhe maceve të rrugës vetëm në rastet kur: a) shfaqin shenja klinike të sëmundjeve infektive; b) gjatë kontrollit për sëmundjeve zoonotike, kafsha paraqet rrezik për jetën e njeriut; c) kafsha është treguar tepër agresive dhe e egër si dhe ka sulmuar njerëzit,” thuhet në vendimin e qeverisë.

nuk do ishte keq te parin ta tredhim qeverine nga saliu deri tek luli gomari i rendit