Qeveria: Mihal Delijorgjit ia dha Basha lejen e ndërtimit

Dita

Qeveria ka reaguar sot për lajmin se kryeministri Rama ka firmosur një leje ndërtimi për Mihal Delijorgjin.

Sipas qeverisë, leja është dhënë nga Basha kur ishte kryebashkiak. “Në median e shkruar dhe në disa portale online, është publikuar një artikull në të cilin pretendohet se më datë 9 shtator, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar lejen e ndërtimit për ‘Godinë banimi dhe shërbimesh 9 kate mbi tokë 2 kate parkim nën tokë’, me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, me subjekt kërkues “Parc Construction” sh.p.k..Për dhënien e lejes së ndërtimit nga KKT: Përkundër pretendimit të disa portaleve se KKT-­ja ka dhënë disa leje ndërtimi, mes të cilave edhe për “Parc Construction” sh.p.k., vlen të saktësohet se lejet në fjalë janë vetëm konfirmime të një numri kërkesash për leje zhvillimi, të bëra nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës. Këshilli Kombëtar i Territorit ka shqyrtuar këto kërkesa të Bashkisë së Tiranës dhe ka konfirmuar, sipas ligjit nr. 107/2014, si edhe vendimit nr. 877 datë 03.10.2013 të Këshillit të Ministrave, ato leje ndërtimi që përputhen me instrumentet e planifikimit vendor. Miratimi i listës së parashtruar nga Bashkia e Tiranës është bërë duke marrë parasysh vetëm këtë përputhshmëri, pasi çdo kompetencë tjetër mbi këtë proçes është e pushtetit vendor. Ndërsa firma e Kryeministrit në këtë proces miratimi, është thjesht dhe vetëm shprehje e vendimmarrjes formale e KKT­-së mbi kërkesat e Bashkisë së Tiranës”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Share This Article
18 Comments
  • A nuk vini re nje patern/zakon te kesaj qeverie: justifikime banale si keto: lejen e dha Basha/Berisha, kete projekt e kishte ne plan Berisha/Basha, tenderin e beri qeveria e Berishes etj etj
    A nuk tregon kjo se kjo qeveri nuk ka as fuqi/ide qe te justifikohet?
    Mos eshte ky fundi?
    Mos valle nje tjeter Gerdec dhe 21 Janar?

    • Kupa sec po mbushet
      Cdo dite e nga pak
      Pafytyresia
      Po kalon cdo cak

      Nuk po marrim vesh
      Shohim nga sho-shoku
      Ku fillon Edvini
      Ku mbaron maloku

      Sandri pa pike turpi
      Nderton ne Kavaj’
      Por dhe Delijorgjit
      Punet i shkojne vaj

      Harrohet Gerdeci
      Njez’t e nje Janari
      Gjith ata qe vdiqen
      Shpejt i mbuloi bari

      E ka thene i pari
      Dhe pse ndryshojn boj
      Nga perbrenda ujqit
      Jane te gjithe njelloj

      • Sa vjen e popullit i behet e qarte nga keta kelysha jenash se perveç vdekjes se detyrueshme nga varferimi e jo asaj natyrale ,tjeter rruge nuk ka!Dikur Hoxha deklaronte se ne kete vend populli eshte zot e sot ne deokracine alla kaubojse Teksjane na thuhet se ky vend ka zot keta zogj kurvash te ciet pasi shiten veten e tyre ,tani kane filluar e shesin edhe kete vend per interesa te ngushta familjare.E ne fund te fundit ç’fare e gjeti Tos pianecin qe ha e luan parate e taksapaguesve shqipertare,ç’fare e gjeti Saline qe pasi vodhi,vrau e doroviti tani i thone “gjysh”,ç’fare e gjeti Liken me bllok tashme falso apo rregjistuesin e Likes me 2 milione Euro te cilat na thote se i ka te ligjeshme.Ka ardhur koha qe kjo mafje tashme e instaluar ne kete vend te filloje te eleminoje njeri tjetrin per zona inflyence te bregdetit!Keta i sjell ne te vetem antitanku i I.Haxhise perpara RTSH!

      • Po Edi Rama ehst nje vegel e rendomte e grekut dhe nuk ju prish pune ketyre kelysheve te Greqise ,
        sic eshte Delijorgji me shoke, qe bejne akte teroriste ne Shqiperi , sa here jua kekron politka greke

        Nqs nuk pastrohet politka jone nga keta sherbetoret e grekut, si EDI RAMA , etj , do na perseritet perseri Gerdeci , Po natyrisht kur ta kerkoje politka greke

        Keta Delijorgji me shoket e tij , jane si nje bombe me sahat qe e kurdis Greqia kur i nevojitet asaj

  • Kur leja e dhene nga Basha per mikun dhe hajdutin e perbashket (edhe i Edit) Delijorgj burgaxhiu eshte ne rregullt, perse eshte Keshilli Kombetar i Teritorit i drejtuar nga Rama, per te fshire kepucet me MUT te Lulzim Bashes? Edi eshte ne zanatin e tij ate te zaptimit dhe betonizimit te jo vetem te Tiranes, kur ishte Krye.ar Beshkie, por sot i gjithe SHQIPERISE me postin e Kryeministrit Moster i pangopur, po ben pasuri njesoj si Sadami, Kadafi, Kim Jong Jr, Fidel Kastro etj.

  • Rama kopje e Berishes komplet k…..i droguar kerkuam ndryshimin por kot….gerdeci…21 janari….prokuror dhe gjygjtar te korruptuar akoma kercejn…ndersa i fameshmi Fullani del i pagajshem, gjithesecili i keni zhytur duar ne vjedhje..

  • PS-ja duhet ti bëjë hesapet mirë . Rama duhet qëruar nga kryetar ose , Rama do marrë me vete në greminë të gjithë Partinë .
    Po paska qenë pleh fare , ky Rama !

  • Konstaojme me keqeardhje qe Basha mbas Berishes qe ka firmosur fushat ne Laguna Blu
    ka firmosur dhe per lejen e Delijorgjit, por premtojme qe kur te vime ne OPOZITE do ti c’bejme!

  • denimi qe si erdhi nga drejtesija ketij pelivani do ti vije nga perendija .bizneset e tij kane marre jete njerzish,

  • Mihal Delijorgji, është partner i lashtë pastrimit të parave Edi Rama në Tiranë, tashmë para vitit 2005, fondet nga tregtia e drogës si edhe.

  • E ka miratuar Basha dhe KKT-ja e ka konfirmuar? Përderisa leja ka ardhur në KKT, do të thotë që duhet edhe firma e kryetarit të KKT-së, pa të vihet leje në zbatim. Mirëpo, nga pikëpamja ligjore, një firmë, nëse nevojitet, ka ose efekt pozitiv, ose negativ. Në këtë rast e ka pasur pozitiv, çka do të thotë se kryetari i KKT-së ka qenë në një mendje me atë të Bashkisë.

  • Qeveria ben strucin qesharak me kete shfajesim idiot. Leja eshte dhene me 9 shtator 2015 nga KKT-ja, ky eshte fakti! Rama paska firmosur per hater te Bashes? Apo per hater te Delijorgjit? Nuk eshte veshtire te kuptohet, eshte veshtire te pranohet!

  • Po mire mor njerez te qeverise dhe te opozites,por per dosjet e tjera,qe ishin ne te njejtat kushte si kjo e Delijorgjit,perse nuk dha konfirmimin e perpuethshmerise KKT-ja??!!
    Vertet kaq naive na dini??!!Po vjen dita e shpagimit.Duhet te ngrihen te gjithe ne rruge.Duhet nje Lider i Ri dhe te behet fillimi i Ndryshimit.Nuk ka rruge tjeter.Drejtesia nuk e pastron dot politiken,per fat te keq ketu ne Shqiperi,pasi ajo emerohet prej politikes.

  • Po mire mor njerez te qeverise dhe te opozites,por per dosjet e tjera,qe ishin ne te njejtat kushte si kjo e Delijorgjit,perse nuk dha konfirmimin e perpuethshmerise KKT-ja??!!
    Vertet kaq naive na dini??!!Po vjen dita e shpagimit.Duhet te ngrihen te gjithe ne rruge.Duhet nje Lider i Ri dhe te behet fillimi i Ndryshimit.Nuk ka rruge tjeter.Drejtesia nuk e pastron dot politiken,per fat te keq ketu ne Shqiperi,pasi ajo emerohet prej politikes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *