Gjiknuri: 62 zonat e rrezikshme minerare. PD e ka fajin për situatën

redaktor

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë ditën e mërkurë, deklaroi se “nga kontrollet e kryera kanë rezultuar të rrezikshme 62 zona minerare, ku do të ndalohen aktivitetet ilegale që rrezikojnë jetën e banorëve”.

Gjiknuri theksoi se “do të pëzullohet shfrytëzimi minerar në një pjesë të zonës D në Bulqizë” dhe “do të revokohen 18 leje minerare”.

“Objektivi ynë është rritja e sigurisë në punë”, tha Gjiknuri, i cili akuzoi qeverinë e mëparshme për dhënie lejesh në mënyrë kaotike.

“Jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë punë për të bërë në këtë sektor që ka dalë jashtë binarëve në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike”, deklaroi Gjiknuri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *