Qeveria miraton disa ndryshime në ligjin “Për zonat e mbrojtura”

Elton Tafaruci

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit të saj disa ndryshime për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore “Për zonat e mbrojtura”.

Sipas ketij vendimi punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratave Rajonale e Zonave të Mbrojtura duhet të pajisen me uniformë me shenja dalluese, me dokument identifikimi dhe me mjete të tjera teknike, të domosdoshme e të nevojshme për kryerjen e detyrës, për administrimin, mbrojtjen, parandalimin e dëmtimeve, zbulimin e veprimtarive kriminale dhe mbikëqyrjen në zonat e mbrojtura. L

lojet e uniformave, shenjat dalluese, specifikimet teknike dhe çdo element tjetër për prodhimin dhe mbajtjen e uniformave e të pajisjeve teknike miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura.

Gjithashtu vendimi parashikon që punonjësit e administratave rajonale e zonave të mbrojtura, që veprojnë në terren (rojet mjedisore), të pajisen me armë, sipas ligjit nr.74/2014, “Për armët”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *