Këshilli i Ministrave miratoi krijimin e Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale (AZRT), si institucion publik qendror, person juridik, me seli në Tiranë.
Ky institucion do të jetë në varësi të ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, që financohet nga buxheti i shtetit dhe të ardhura të tjera të ligjshme.
Ky institucion ka si qëllim mundësimin e zbatimit të reformës administrativo-territoriale, nëpërmjet bashkërendimit të të gjitha masave, proceseve dhe mbështetjes administrative deri në arritjen e funksionalitetit të plotë të 61 bashkive të reja. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, AZRT-ja ka detyrë ofrimin e shërbimeve për njësitë e qeverisjes vendore, në kuadrin e zbatimit të reformës administrativo-territoriale, bashkërendimin e punës me organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë që mbështetin reformën administrativo-territoriale.

Shqip · Privatësia · Kushtet e përdorimit · Biskotat ·
Më shumë
Facebook © 2015
Agim Hamiti
11 orë ·
NJË MËSIM I VLEFSHËM PREJ… NJË GOMARI
Një ditë gomari i një fshatari ra në një pus pa ujë. Ndërkohë që kafsha e gjorë pëlliste në mënyrë vajtimtare në brendësi të pusit, i zoti, i dëshpëruar në kulm, nuk dinte si t’i vinte në ndihmë. Një plak i respektuar i fshatit e këshilloi:
«Mos e le kafshën e pafajshme të vuaj. Gjersa e zgjodhi vetë varrin e tij për së gjalli, mbuloje atje, që as ai të mos torturohet dhe as ne të mos na bëjë të trishtohemi duke dëgjuar lutjet e tij, ndërkohë që nuk i vijmë dot në ndihmë».
Dhe plaku i urtë u bëri thirrje fshatarëve të tjerë ta ndihmonin të zotin e gomarit për punën e sikletshme që duhej të bënte.
Kur filluan t’i binin lopatat e para të dheut mbi kurriz, gomari u tmerrua prej fatit që e priste dhe i shtoi më tepër pëllitjet. Ndërkohë fshatarët shpejtuan ritmin e hedhjes së lopatave me dhé, me qëllim që të mos t’i dëgjonin për shumë kohë pëllitjet lebetitëse të tij. Mirëpo, për çudinë e tyre, pas pak kohe pëllitjet u ndërprenë, megjithëse ata ishin të bindur që gomarit nuk i ishin mbuluar akoma as këmbët me sasinë e dheut të hedhur. I habitur, i zoti i gomarit zgjati kokën tek gryka e pusit. Ajo që pa atje brenda e la pa frymë dhe ai u thirri atyre që e ndihmonin:
– Eu, bre burra, gomari paska qenë më i mençëm nga ne: ejani të shihni ç’paska bërë!
Të tjerët nxituan për tek gryka e pusit. Pamja që panë i mahniti: gomari nuk ndodhej më në fund të pusit, por ishte ngritur më lart. Fshatarët e kuptuan menjëherë shkakun: sa herë kishte rënë dhé mbi kurrizin e tij, gomari shkundej fort dhe pirgjet e dheut që binin përtokë i rrafshonte me këmbë e qëndronte mbi ta. Ata përfituan nga ky «leksion» që u dhà gomari dhe filluan ta hidhnin dheun me kujdes anash tij, për të mos ta dëmtuar. Ndërkohë gomari vazhdonte marifetin e tij instinktiv të rrafshimit me këmbë të pirgjeve me dhé që krijoheshin përreth tij, duke iu afruar gjithmonë e më shumë grykës së pusit. Pas një dite pune të lodhshme, gomari doli tek gryka e pusit dhe i përshëndeti gjithë të pranishmit me një pëllitje falënderimi triumfatore. I zoti qeshte me lot gëzimi dhe e puthte duke u besuar me vështirësi syve.
Pra, o njerëz, mos e lëshoni veten edhe në situata shumë të vështira sepse, duke arritur të ruani vetëkontrollin, ndonjë shkëndijë hyjnore mund ta ndriçojë mendjen tuaj në ato çaste kritike dhe fati t’ju buzëqeshë papritur.
NJË MËSIM I VLEFSHËM PREJ… NJË GOMARI Një ditë gomari i një fshatari ra në një pus pa ujë. Ndërkohë që kafsha e gjorë pëlliste në mënyrë vajtimtare në brendësi të pusit, i zoti, i dëshpëruar në kulm, nuk dinte si t’i vinte në ndihmë. Një plak i respektuar i fshatit e këshilloi: «Mos e le kafshën e pafajshme të vuaj. Gjersa e zgjodhi vetë varrin e tij për së gjalli, mbuloje atje, që as ai të mos torturohet dhe as ne të mos na bëjë të trishtohemi duke dëgjuar lutjet e tij, ndërkohë që nuk i vijmë dot në ndihmë». Dhe plaku i urtë u bëri thirrje fshatarëve të tjerë ta ndihmonin të zotin e gomarit për punën e sikletshme që duhej të bënte. Kur filluan t’i binin lopatat e para të dheut mbi kurriz, gomari u tmerrua prej fatit që e priste dhe i shtoi më tepër pëllitjet. Ndërkohë fshatarët shpejtuan ritmin e hedhjes së lopatave me dhé, me qëllim që të mos t’i dëgjonin për shumë kohë pëllitjet lebetitëse të tij. Mirëpo, për çudinë e tyre, pas pak kohe pëllitjet u ndërprenë, megjithëse ata ishin të bindur që gomarit nuk i ishin mbuluar akoma as këmbët me sasinë e dheut të hedhur. I habitur, i zoti i gomarit zgjati kokën tek gryka e pusit. Ajo që pa atje brenda e la pa frymë dhe ai u thirri atyre që e ndihmonin: – Eu, bre burra, gomari paska qenë më i mençëm nga ne: ejani të shihni ç’paska bërë! Të tjerët nxituan për tek gryka e pusit. Pamja që panë i mahniti: gomari nuk ndodhej më në fund të pusit, por ishte ngritur më lart. Fshatarët e kuptuan menjëherë shkakun: sa herë kishte rënë dhé mbi kurrizin e tij, gomari shkundej fort dhe pirgjet e dheut që binin përtokë i rrafshonte me këmbë e qëndronte mbi ta. Ata përfituan nga ky «leksion» që u dhà gomari dhe filluan ta hidhnin dheun me kujdes anash tij, për të mos ta dëmtuar. Ndërkohë gomari vazhdonte marifetin e tij instinktiv të rrafshimit me këmbë të pirgjeve me dhé që krijoheshin përreth tij, duke iu afruar gjithmonë e më shumë grykës së pusit. Pas një dite pune të lodhshme, gomari doli tek gryka e pusit dhe i përshëndeti gjithë të pranishmit me një pëllitje falënderimi triumfatore. I zoti qeshte me lot gëzimi dhe e puthte duke u besuar me vështirësi syve. Pra, o njerëz, mos e lëshoni veten edhe në situata shumë të vështira sepse, duke arritur të ruani vetëkontrollin, ndonjë shkëndijë hyjnore mund ta ndriçojë mendjen tuaj në ato çaste kritike dhe fati t’ju buzëqeshë papritur.
Ça ke dashë me thënë me këtë o Hamit se na çudite krejt!?
Cudi si nuk paskan marre keshilltare te huaj kesaj here, se tanime u mesuam qe cdo gje t’ia bejne te huajt.
Mos u cuditni.Tek ne kemi politikane qe vota e popullit i hodhi ne pus dhe nuk rane vete.Por ce do po i shohim qe te ringjallen sa do qe po punohet per mbulimin e gropes qe ata hapen dhe rane vete brenda.Asnj nuk po shkon para pergjegjesise ligjore,ne komisionet parlamentare duan barazi, e c’te themi me shume.