Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për propozimin e projektligjit “Për sistemin e vlerësimit të veprimtarisë së gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”.
Qëllimi i këtij projektligjit është përmirësimi i veprimtarisë së gjyqësorit në tërësi. Sipas këtij ligji, vlerësimi i punës së gjyqtarëve do të ndikojë në procesin e vendimmarrjes në lidhje me ngritjen në detyrë dhe transferimin e gjyqtarëve.
“Në ndryshim nga sistemi aktual sistemi i ri i vlerësimit përqendrohet në vetëvlerësimin e gjyqtarit i cili bëhet i detyrueshëm duke kombinuar në këtë mënyrë bashkëekzistencën ndërmjet vlerësimit dhe vetëvlerësimit duke siguruar që vlerësimi të jetë objektiv dhe transparent. Çdo gjyqtar vlerësohet së paku një herë në 3 vjet. Kryetari i gjykatës vlerësohet së paku një herë në 4 vjet, sipas kritereve dhe procedurave të parashikuara në këtë ligj. Në çdo rast veprimtaria e tij vlerësohet brenda kohëzgjatjes së mandatit, por jo më vonë se 3 muaj nga mbarimi i mandatit të tij”, theksohet nw ligjin e ri.
Nevojitet informacion me i plote per kete project ligj,i cili merret me “gjykimin e gjyqtareve”.Kemi nevoje per nje system gjyqsor te pavarur por te drejte.Mirpo vrehet qe ka tejkalim, apo abuzim te gjyqtareve me pavaresine apo,me mungesen e kontrollit dhe vleresimit te tyre.KLD-ja nuk po e kryen si duhet kete pune,prandaj nevoitet ky ligj,qe gjyqtari te shohe veten ku eshte,po ashtu dhe publiku te shoh se si “gjykohet” gjyqtari,sipas parimit “chek and balance”
Nuk e di se ckuptohet me vleresim pergjyqtaret. nese marrim shembullin e Zogut, nese nje gjyqtari i ktheheshin pese ceshtje nga shkalla me e larte i hiqej e drejta e gjykimit per gjshte muaj. mendoni se cfare mund te ndodhte nese kjo perseritej. Nje vleresim nje here cdo tre vjet apo kater vjet nuk ka fare kuptim. Vleresimi duhet te jete konkret.
jashte,te gjithe keta gjykates horra,vagabonde dhe hajdute….vetem athere do te rilindte drejtesia ne shqiperi