Pas 1 miliard euro kontrata… Qeveria ndalon me ligj koncesionet që u bënë simbol i saj

Ornela
Gjergj Erebara
Një projektligj i dërguar në parlament paralajmëron heqjen e mundësisë ligjore për “koncesione të pakërkuara” nga 1 korriku 2019, duke anuluar në këtë mënyrë mekanizmin ligjor më kontrovers të përdorur nga vetë qeveria përgjatë viteve të fundit.

Projektligji me iniciativë nga Ministria e Financave thotë se qeveria nuk do të ketë më të drejtë ligjore të pranojë “propozime të pakërkuara” për koncesione të llojit të atyre që aktualisht i mundësuan të njëjtës qeveri të nënshkruajë mbi 1 miliardë euro kontrata ndërsa relacioni shoqërues shpjegon se ndryshimi ka ardhur si pasojë e “rekomandimeve” nga institucionet ndërkombëtare, të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

“Ky projektligj përcakton shprehimisht që pas datës 1 korrik 2019 nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë”, shkruhet në relacionin e publikuar në faqen në internet të Kuvendit të Shqipërisë.

“Referuar rekomandimeve të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, si FMN, Banka Botërore, SIGMA-OECD dhe duke marrë shkas se tendenca e shteteve ndërkombëtare gjatë viteve të fundit është ajo e reduktimit të propozimeve të pakërkuara kemi propozuar kufizimin e së drejtës së identifikimit e të zhvillimit të propozimeve të projekteve të koncesionit/PPP, nëpërmjet propozimeve të pakërkuara nga sektori privat,” thuhet në relacion.

“Me anë të këtij projektligji është propozuar që nga data 1 korrik 2019 të lejohen propozimet e pakërkuara vetëm për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror,” vijon më tej argumentimi i Ministrisë së Financave.

Qeveria aktuale është kritikuar në Shqipëri dhe jashtë saj për një mori kontratash koncesionare me vlera të konsiderueshme, të cilat janë realizuar ose me ligje të veçanta që shmangin konkurrencën dhe përcaktojnë paraprakisht fituesin, ose përmes “propozimeve të pakërkuara”, të cilat në praktikë eliminojnë konkurrencën dhe përcaktojnë me vendim qeverie një avantazh të pathyeshëm për propozuesin, duke e bërë garën pasuese thjeshtë formalitet.

Institucione të ndryshme, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamentin e Shtetit të SHBA apo Komisionin Europian kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi format ekstraligjore të ndjekura nga qeveria aktuale për negocimin e kontratave koncesionare në kurriz të taksapaguesve.

Kështu, sipas FMN, “kuadri i punës së qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimit, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm,” dhe fondi pati kërkuar në fillim të vitit 2018 ndalimin e dhënies së koncesioneve të reja.

Sipas Departamentit të Shtetit, “përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.”

Komisioni Europian detyroi qeverinë shtatorin e kaluar të heqë dorë nga ligji fillestar që parashikonte negocim privat me kompaninë Fusha sh.p.k për ndërtimin e një teatri kombëtar në shkëmbim të zhvillimit të një pjese të tokës publike të zënë nga ndërtesat ekzistuese të teatrit, për shkak se ligji sillte kufizim të konkurrencës.

Qeveria njoftoi të hënën më 21 janar tërheqjen nga faza e negocimit për kontratën më të madhe koncesionare të saj, atë për segmentin rrugor Thumanë-Kashar me distancë 21 kilometra dhe me kosto të përgjithshme prej 435 milionë eurosh, pa dhënë shpjegime për shkaqet që sollën anulimin.

*Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë

 

Share This Article
16 Comments
  • Qeveria e ketij petlles ne foto kerkon te ndaloje me ligj koncesionet nga 1 korriku i 2019 kur te jete dhene dhe koncesioni i fundit.

  • Do vjedhin me koncesione te kerkuara. Problemi eshte qe ky ligj a do jete prapaveprues si Ligji i Taxave qe ju fali dhe detyrimet e prapambetura biznesit te fuqishem. Ligjet e paligjshme kysh do i denoje?

    • PO KETE mutin sikur kemi
      qe nga 1990 qe po e hame ….
      apo Muti QE HAHET DEMOKRATIKISHT
      Eshte me i mire se Muti qe hahet me diktature ?

      i nderumi kumandar intelektual Nastradini

      Ti hengre Mut diktature e po shperblehesh
      me keste ballisto zogist kapitalistesh ………..

      Populli i shkret do marri keste
      per ket vitet e diktatures demokracise ?

  • Kam pasur personalisht rastin te drekoj privatisht me nje minister Norvegjez .Jam habitur nga cfare me thonte ministri ::
    Ne Norvegji , tenderat ,jane ne ate fare feje ligjet ,sa as edhe nje Kryminister ,qofte kampjon bote hajdut , NUK KA MUNDESI TE LEPIJE AS EDHE NJE THERIME ..Shterngojne fort vetem rogen mujore dhe as edhe tjeter mundesi , nuk kane .SHANCI 0%
    Parlamenti Norvegjez i ka bere ligjet shume strikte ,ku korrupsioni eshte ne kuoten 0 . Ne te gjithe boten leku eshte i embel ,per cdo person ,,dhe ne te gjithe boten Ministrat e deri tek Kryeministri jane te njejte karshi lekut , vazhdoi ministri . Shkurt ,populli Norvegjez ,nuk i eshte fare mirenjohes mistrave ,por i eshte mirenjohes vetem parlamentit ,qe ka bere ligjet ,dhe ka gozhduar perfundimisht korrupsionin .

    Me te qeshur i kam kerkuar ,a mund tna i hipni neve shqiptareve ligjin ,kunder korrupsionit te tendrave ne qeveri . Ai qeshi ,dhe mu pergjegj , me kenaqesi ja u japim ligjet ,,nuk jane sekret ,por te jesh i sigurte ,qe ska per te fershkellyer fare ,mafja ne pushtet .

    PS:::::Po te doje qeveria ,une ja u sjell ligjin e Norvegjezeve ,per tenderat ,ne qofte se doni te zhdukni korrupsionin ,e kam per detyre qytetare me kenaqesine me te madhe ..Jam ne pritje ne qofte se keni pred……???

    • Meqe e njeh Norvegjine:

      Ne Norvegji i dashur Adih Djali nje autostrade ndertohet per 30 vjet pasi ka kaluar ne 30 filtra kontrolli,

      KY ESHTE DALLIMI I NORVEGJISE SE KUISLINGUT NGA SHQYPNIA E ENVERIT

      qe:

      Na la ne dere keta pushtatare hajduta lakmitare dhe kaqola enveriste qe i ndertojne autostradat e tyre sa te hapesh dhe te mbyllesh syte duke zbrazur Buxhetin e Shtetit me kulcedrat Bashkim Ulaj&Lukuni.

      • i nderumi Zogist ballisti Tajvanist intelektuali .

        ne keto vendet Nordike mblidheshin
        proletaret e Botes ?
        Mos valle e ke harruar ………

        eshte rastesi qe mblidheshin atje ?

        Pse kapitalizmi gjermano frank italo grek
        eshte ne reaminacion ?
        dhe ”’ kapitalizmi ” skandinav lulezon ?

  • Gjate vizites ne shqiperi nje gazetar perendimor nga Kili mori ne interviste kryetar Lulin dhe vizatimor Edvinin.
    E pyeti Edvinin:Sa femije ke?
    Tre-tha vizatimori
    Vete i ke bere?
    Dy une dhe dy gruaja-tha vizatimori
    Jam ne nje vend qe ja vlen ta vizitosh i shkroi agjensise se lajmeve.Matematika e tyre eshte fantastike.Per kryeministrin 2+2bejne 3 dhe per Kryetarin e opozites 7 here 5 bejne 45

  • Mos i Gëzofshin ato qè VODHËN dhe i Bëfshin ILAÇE KANCERI për FAMILJET e tyre LEKÈT e POPULLIT ! Që të gjithè këta HORRAT e 28 Viteve i VJEDHIN GJAK nga GOJA dhe nga BYTHA , PARATÈ e Popullit SHQIPTAR të VARFÈR ! Qofshi të MALLKUAR pèrjetè ! HAJDUTÈ të NDYRÈ ! HAJDUTÈ tè URRYER !

  • Mos i Gëzofshin ato qè VODHËN dhe i Bëfshin ILAÇE KANCERI për FAMILJET e tyre LEKÈT e POPULLIT ! Që të gjithè këta HORRAT e 28 Viteve i VJEDHSHIN GJAK nga GOJA dhe nga BYTHA , PARATÈ e Popullit SHQIPTAR të VARFÈR ! Qofshi të MALLKUAR pèrjetè ! HAJDUTÈ të NDYRÈ ! HAJDUTÈ tè URRYER !

  • intelektuali …@……..

    Buxheti i NORVEGJISE eshte i mbushur aq plot ,sa minimumi 300 vite te mos punojne fare Norvegjezet ,(Pra pa as edhe nje prodhim) marin rogat te gjithe Norvegjezet ,me kete standartin e socem . E kuptoni , e pa besueshme , cfare behet .Bile do shtoja edhe nje gje tjeter interesante ,qe keta politikanet tane mburren ,per hyrjen e shqiperise ne NATO .
    Norvegjezet jane ne veri te saj 142 km me Rusin Nga frika mbasi mbaroi lufta e dyte boterore per ndonje mesymje te ruseve u futen ne NATO ,direkt mbas luftes se dyte boterore ..Ku jane penduar sot , se pagojne taksa ,por nuk ka kthim me mbrapsht ligjerisht .Kjo eshte ndryshimi ,midis politikaneve tane ,dhe burrave politikane Norvegjeze . Nuk burojne parate nga ,komiteti qendror ,,por punohet me ndershmeri dhe nikoqirllek nga politikanet ,e jo si tek ne, me keqeardhje . Ne fund te fundit eshte ekonomia ,e para dhe e fundit ,pasqyra e qeverise ne kapitalizem .Dhe ku ekonomia eshte pertoke sot me keqeardhje te dhimbeshme , si tek ne ,duhet te hapesh krahun ,per hir te atdheut.
    Nderime z Intelektuali ! . ..

    • Adih more adih nastradini………..

      me birra e duke ngrene salmon e shkrojte
      kete koment mo ?
      apo te emocionoje kumandari i tajvanit ?

      qe ekonomia eshte e para dhe e fundit
      nuk ZBULOVE ujin e ngrohte zotrote .

      Por qe norvegjia ka siguruar 300 vite edhe se nuk do te punojne ? , dhe parate nuk burojne nga Komiteti qendror ………………… ketu tregon DEBILIZEM
      o kapitalisti komunist norvegjez .

      Adih more adih ,,, haaaaaaaaaaaaaaa

      ha me pak SALMON , shtye me uje te fresket , mos pi UJE TE GAZUAR KAPITALIST ,
      SE te ze diareja , ………………………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *