Rishikimi i buxhetit për vitin 2015 ka sjellë një ndryshim edhe për fondet e njësive të qeverisjes vendore.
Ajo që bie në sy është fakti se shumën më të madhe të parave e perfiton Bashkia e kryeqytetit.
Kjo lidhet me faktin se Tirana ka sipërfaqen më të madhe, por edhe numrin më të lartë të banorëve ne shkalle vendi.
Sipas buxhetit të rishikuar, Tiranës i është përcaktuar një fond prej 1.387.888 miliard lekë. Por Durrësit edhe pse Bashkia e dytë për nga madhësia i është akorduar vetëm gjysma e shumës së dhënë për Tiranën.
Elbasani gjithashtu, i cili ka nivelin më të lartë të papunësisë, por ka nje shtrirje te gjerë në siperfaqe dhe në një numer te lartë banorësh përfiton një fond të ulet prej 497.402 milion lekësh.
Ndërkohë që Shkodra e cila renditet si kryeqëndra e veriut dhe ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe nje problematike te theksuar ne raport me papunësinë dhe varfërinë i është përcaktuar një fond prej 533.290 milion lekë.
Por në ndarjen e fondeve natyrisht vërehet një shtrëngim i fondeve sidomos për Bashkitë e fituara nga demokratët.
Kështu Tropoja e cila është një Bashki e cila ka edhe një nivel jetese më të ulët krahasuar me Bashki të tjera ka marrë 94.660 milion lekë.
Pas ndarjes territoriale në Shqipëri tashmë janë 61 Bashki, nga të cilat 45 do të drejtohen nga te majtet, 15 nga te djathtët dhe një Bashki ka drejtues të pavarur politikisht.