Qeveria ndan lekët për komunitetet fetare, ja sa përfitojnë

Dita

Qeveria ka përcaktuar masën e financimit, nga buxheti i vitit 2016, për bashkësitë fetare tradicionale. Masa e financimit, nga buxheti i vitit 2016, prej 109 000 000 lekësh, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare.

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 416 000 lekë, të ndarë në:

i. 11 748 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 89 punonjës të administratës;
ii. 19 668 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 149 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 872 000 lekë, të ndarë në:

i. 20 592 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 156 punonjës të administratës;
ii. 5 280 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 872 000 lekë, të ndarë në:

i. 5 676 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 43 punonjës të administratës;
ii. 20 196 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 840 000 lekë, të ndarë në:

i. 3 696 000 lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës;
ii. 15 144 000 lekë, përkatësisht,:
– 10 144 000 lekë, për ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;
– 5 000 000 lekë, për ndërtimin e teqesë në Përmet.

iii. 7 000 000 lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoren për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2016. / DITA

Share This Article
4 Comments
  • Fete na marrin gjithe keto pare do ishte me mire te zhdukeshin te gjitha robt skane buk me henger nuk na duhen na jena me te vjeter se ato

  • VETEM NJE LOGJIKE IDJOTE MUND TE PRANOJE NORMALISHT KETO IDJOTESIRA . NUK MUND TE KETE KURRSESI DETYRIM QYTETARI I LIRE, NE NJE VEND VERTET DEMOKRATIK , TE PAGUAJE TAKSA PER KASTAT KLERIKE TE VENDIT. NE SE KETO KOMUNITETE KANE BESIMTARE, JANE PIKERISHT ATA QE DUHET TE MBAJNE ME ,KEMBE INSTITUCIONET E TYRE FETARE,ASHTU SIKURSE REALISHT I PAGUAJNE INSTITUCIONIT FETAR PERKATES , PER CDO LINDJE,VDEKJE,MARTESE,CKUROREZIM,DHURIME NE TE HOLLA , ETJ. PR , U DASHKA TE PAGUAJE SE DYTI TAKSA INDIREKTE ?!
    PER MENDIMIN TIM,KOMUNITETET FETARE KANE VESHTIRESI FINANCIARE, SEPSE NE JEMI RRETH 70% TE POPULLATES ATEISTE. ATEHERE, ME TE DREJTE LIND PYETJA : PERSE IMPONOHET KY POPULLI , TE MBAJE MBI SUPE EDHE NJE USHTRI TE TERE KLERIKESH ME PAGA,PERTEJ MJERIMIT EKONOMIK QE KA ?! NE SE KETO KOMUNITETE FETARE NUK KANE MUNDESI T`I PERBALLOJNE SHPENZIMET,JANE TE DETYRUARA TE ULIN NUMURIN E NJEREZVE TE PUNESUAR NE TO . PRA,TE SHTRIJNE KEMBET,AQ SA KANE JORGANIN. UNE PAGUAJ DHE DO TE PAGUAJ DETYRIMET E MIA NDAJ SHTETIT , PER SHERBIMET PUBLIKE QE AI KRYEN,(QE TE MOS I NUMEROJ ME RADHE) , POR REVOLTOHEM DERI NE EKSTREM,KUR ME DUHET TE HEQ NGA GOJA E FEMIJEVE , PER TUA DHENE NJE SHTRESE PARAZITESH QE TE TRASHEN ME GJAKUN TONE . KETE E SHOH SI VEPRIMIN ME ABSURD DHE ABUZIV QE MUND TE PJELLE MENDJA E POLITIKANIT HIPOKRIT DHE ANTI KOMBETAR ! QE TE FUTEMI NE BE , NUK DOTE THOTE,TE KOPJOJME NE MENYRE SHABLLONE GJITHECKA NA SERVIRET E NA IMPONOHET NE DEMIN TONE.
    JEMI FUTUR NE EKONOMINE E TREGUT,KU GJITHKUSH DUHET TE JETOJE ,NE SAJE TE PUNES SE TIJ E JO TE HARACIT , SIKURSE VEPROHEJ NE KOHEN E SUNDIMIT OTOMAN !.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *