Qeveria vazhdon të transferojë në seri pronat publike tek privatët në ditët e saj të fundit në detyrë. Top Channel ka mësuar se listës së gjatë të pasurive publike, që u janë kaluar privatëve i është shtuar edhe një tjetër objekt, ai i parkut të automjeteve në Ministrinë e Brendshme.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe 550 metër katrorë, e cila është dhënë me qera për 20 vjet për ambiente shërbimi. Vendimi është marrë muajin e kaluar, ndërkaq në zonë privatët kanë nisur të ndërtojnë.
Në pjesën fundore të parkut ka përfunduar së ndërtuari një objekt, ndërkohë qe vijohet me ritme të shpejta ndërtimi i një tjetri. Punonjës të këtij parku deklaruan, në kushtet e anonimatit, se brenda në park janë prerë disa pemë ndërkohë gjatë gjithë natës një eskavator ka kryer gërmime.
Zyrtarisht Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë asnjë informacion për transferimin e kësaj prone dhe as emrin e subjektit që e ka marrë atë, edhe pse ne rruge informale mesohet se ai eshte i aferm i zyrtareve te larte te Ministrise se Brendshme.
Ditet e fundit Qeveria ka bere transferimin edhe te nje sere pronash te tjera publike ne duart e privative. Pak dite me pare u be publike dhenie me qira afatgjate e konviktiti te shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja ne Tirane, si dhe shitja e kabinave te plazhit ne Divjake. Keto vendime jane kontestuar me force nga Partia Socialiste e cila premton se nder vendimet e para te qeverise se re do te jene pikerisht anulimi i ketyre vendimeve. / Top Channel

Ne aneksimin e teritoreve te ketij Parku, ka doren kryesore Bujar Nishani i cili ka dhene me “qera ” pjese teritori dhe objekti ne hyrje te parkut ku eshte bere nje restorante dhe lojra per femije…….por ne ate kohe jane dhene apo pergatitej per tu dhene edhe nje pjese e parkut nga ana e rruges se kombinatit por nga inspektoret u kap dhe per keto dhe shume vjedhje makinash dhe pjesesh makine, u ndeshlua duke u pushuar nga puna drejtori i parkut qe nderkohe shte edhe pronar servisash dhe karrotrecash ne tirane megjithse eshte Tropojan…….me ardhjen e Nokes minister hajduti u ribe drejtor dhe qellimi ishte kjo qe tani u trealizua….vjedhja e teritoreve per ndertime…..per keto dhe shume te tjera vjedhje ne ate Ministri, ka shume materile nga inspektoret por qe ministri Nishani i hodhte ne koshin e plerave….per te gjitha merita si shkaterrues te pronave dhe te Policise se shtetit, berisha e beri Presidente…..ndersa inspetori qe zbuloi dhe beri te ndeshkohej hajduti….u largua nga puna…..